Interi është duke tentuar të krijojë një skuadër sa më të mirë për sezonin e ri 2018/19.

Kjo pasi trajneri Luciano Spalletti dëshiron një fond sa më të madh të lojtarëve pasi atij i është shtuar tani pjesëmarrja edhe në Ligën e Kampionëve.


Një nga lojtarët në radarin e zikaltërve është edhe Hector Herrera i Portos.

Hector Herrera Felipe Luis (Foto: Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, çmimi i mesfushorit është 20 milionë euro, që për klubin italian konsiderohet i përballueshëm.

28-vjeçarit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm dhe kështu klubi nga Estadio do Dragon është paksa i detyruar ta shes tani, në mënyrë që ai mos të largohet pastaj si lojtar i lirë.

Në sezonin e fundit për Porton në 32 ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Për atë interesim kanë shfaqur edhe shumë skuadra të njohura, në mesin e tyre edhe Arsenali e Lyoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app