Herpesi mund ta rritë për 30 për qind rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe infarktin

Një studim i ri, rezultatet e të cilit u publikuan në Journal of the American Heart Association, tregon se të rriturit që preken nga herpes zoster kanë një shans prej 30 për qind më të lartë për të pasur një atak në zemër ose për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës.
Studimi zgjati deri në 16 vjet në Spitalin e Grave në Boston, gjatë të cilit ekspertët donin të vërtetonin një lidhje të përhershme midis herpesit dhe sëmundjeve të zemrës.
“Edhe pse studimet e mëparshme kanë treguar se ekziston me të vërtetë një rrezik i shtuar i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër në kohën e infeksionit me zoster, nuk dihej nëse ky rrezik mbetet i rritur pas shërimit të sëmundjes”, shpjegoi drejtuesja e studimit, Dr. Sharon E. Curhan, epidemiologe nga i njëjti spital.
Herpes zoster është një nga gjithsej tetë lloje të ndryshme të herpesit. Në fakt, është një lloj virusi varicella-zoster që shkakton linë e dhenve (varicella) me infeksionin e parë, të cilin shumica e njerëzve e kalojnë në fëmijëri.
Megjithatë, ri-infeksioni me këtë virus mund të ndodhë më vonë në jetë. Kështu, herpes zoster shkaktohet nga riaktivizimi i virusit te njerëzit që kanë pasur linë dhenve. Kjo më së shpeshti ndodh për shkak të dobësimit të imunitetit, rraskapitjes dhe stresit.
Sëmundja zakonisht fillon me një ndjenjë dobësie, me djegie dhe dhimbje në njërën anë të trupit dhe një temperaturë pak të ngritur. Disa njerëz gjithashtu kanë ethe, nauze, diarre ose vështirësi në urinim.
Pas disa ditësh, në lëkurë shfaqen flluska dhe zona e prekur është shumë e ndjeshme dhe shumë e dhimbshme dhe kruhet. Flluskat janë të dhimbshme sepse herpes zoster prek një nerv (ose nerva të shumtë). Shpërthimi i flluskave është i lokalizuar në varësi të nervave të prekur. Më shpesh, flluskat shfaqen në njërën anë të fytyrës ose trupit dhe në zonën e qafës, por mund të shfaqen edhe diku tjetër.
Flluskat fillojnë të thahen dhe qërohen rreth ditës së pestë pas shfaqjes së tyre.
Derisa të zhvishen, flluskat përmbajnë virusin varicella-zoster, i cili mund të shkaktojë linë e dhenve nëse kalon te njerëzit e ndjeshëm. Pas një deri në dy javë, flluska largohen dhe formohen krastat, por dhimbja mund të jetë ende e pranishme.
Duhet patjetër të kontaktoni një mjek që do të përshkruajë terapi, sepse herpes zoster i patrajtuar mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore dhe infeksion dytësor bakterial. Herpes zoster trajtohet me barna antivirale dhe ndonjëherë me kortikosteroide.
Në mjekim përdoren edhe vitamina të grupit B dhe, nëse është e nevojshme, analgjetikë për qetësimin e dhimbjeve. Nëse shfaqet një infeksion bakterial, përdoren edhe antibiotikët. Për qetësimin dhe shërimin më të shpejtë të lëkurës rekomandohen edhe preparate natyrale. Pas kontraktimit të herpes zoster, një person zakonisht ka imunitet të përjetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet