LAJMI I FUNDIT:

Heronjtë e Vjenës, Recep dhe Mikail pasi shpëtuan policët e plagosur: Fillimisht menduam se po xhirohej ndonjë film

Heronjtë e Vjenës, Recep dhe Mikail pasi shpëtuan policët e plagosur: Fillimisht menduam se po xhirohej ndonjë film

Recep Gultekin dhe Mikail Ozen janë heronjtë e Vjenës. Dy vjenezët me origjinë turke rrezikuan jetën e tyre gjatë sulmit të së hënës në mbrëmje në kryeqytetin austriak për të ndihmuar një grua dhe një oficer policie në breshrin e plumbave. Recepi u qëllua atje.

“Respekt për dy djemtë nga Vjena, Mikail dhe Recep, të cilët vënë në rrezik jetën e tyre duke bartur një polic të plagosur”, shkruan Mustafa Durmus nga partia Young SPO Styria. Dhe më tej shtoi se “Turp për këdo që përhap këto video në të cilat këta djem trima quhen terroristë”, transmeton Telegrafi.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Nehammer: Njëri prej sulmuesve ishte Kujtim F. nga Maqedonia e Veriut
Lexo po ashtu Ministri i Brendshëm i Austrisë, Nehammer: Njëri prej sulmuesve ishte Kujtim F. nga Maqedonia e Veriut

Sepse fillimisht u supozua se personi i armatosur fliste turqisht gjatë të shtënave. Tani bëhet e qartë se ishin Recep Gultekin dhe Mikail Ozen, që të dy janë boksierë, raporton blick.ch.


Recep Gultekin, menjëherë pas misionit heroik, ai raporton nga një apartament i mbuluar me gjak. Ai thotë, “Djem, jam mirë, nuk keni pse të shqetësoheni. Tani jemi të sigurt. Gjithçka është në rregull”.

“Një goditje e vogël, por mos u shqetësoni, unë jam mirë. Shpresoj që policia të dalë e sigurt. Ne e duam vendin tonë Austrinë. Terrori nuk ka fe, asnjë komb. Pavarësisht nëse është hebre, i krishterë apo mysliman – ne të gjithë qëndrojmë së bashku. Lutuni për Vjenën”, pohoi turku përmes rrjeteve sociale.

Miku i tij, Mikail Ozen i tha portalit turk të lajmeve Hürriyet.com.tr se “Ne dëgjuam të shtëna armësh kur dolëm nga vetura. Ne menduam se ishte një film apo diçka tjetër. Policia vrapoi drejt sulmuesit. Ishte një njeri i vetëm”, thotë Mikail.

Ndryshe, autoritetet austriake kanë raportuar se një prej sulmuesve i vrarë ishte me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ndërsa deri më tani bëhet e ditur se pesë persona kanë ndërruar jetë dhe 17 janë plagosur. /Telegrafi/

Recep Gultekin

Mikail Ozen

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori