Një grua 34-vjeçare po shtynte djalin e saj dyvjeçar në një karrocë matanë rrugës në Stuttgart të Gjermanisë, kur papritmas dëgjoi një zhurmë të fortë.

Vetëm disa sekonda më vonë ajo e kuptoi se çfarë kishte ndodhur: Ajo ishte shtypur dhe ishte shtrirë e shtypur nën makinë në asfalt.


Ngjitur gjendej një dyqan kebapësh, ku një kalimtar hyri me nxitim për të kërkuar ndihmë.

Dhe njëri nga punojnësit ka treguar: "Ne vrapuam në vendin e aksidentit dhe dëgjuam gruan nën makinë duke bërtitur nga dhimbja dhe duke thirrur fëmijën e saj. Atëherë e kuptuam se duhej të vepronim menjëherë".

Së bashku me nëntë kalimtarë të tjerë, dy punonjësit e këtij lokali u përpoqën të ngrinin Seat Alhambra, e cila peshonte pothuajse dy ton, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

"Ne luftuam për pesë minuta, duke e ngritur makinën disa herë nga pak. Gruaja ishte bllokuar midis harkut të rrotës dhe timonit. Kur ishim tashmë në fund të fuqisë sonë, funksionoi", ka thënë njëri prej tyre.

E lënduara, Yvonne L. gjithashtu kujton këtë moment: "Ishte e tmerrshme të ndjeja atë peshë mbi mua. Pastaj dikush zgjati dorën dhe më tërhoqi krahun. Në të njëjtën kohë, unë munda ta ndihmoja me këmbët. Kur u lirova përsëri, lotët më mbushën sytë".

Për fat të mirë, djali i saj mbeti pothuajse i palënduar.

Por Yvonne L. u dërgua në spital me disa lëndime por se nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

"Isha me fat dhe kisha ndihmës të mrekullueshëm. U jam pafundësisht mirënjohëse atyre".

Nuk është e qartë pse shoferi i Seat (23) – i përfshirë në aksident - nuk e pa këmbësorin. /Telegrafi/