LAJMI I FUNDIT:

Heqja e tarifës 100 për qind, marrëveshja e Washingtonit, skandali i 2.1 milionë eurove, miratimi i i Ligjit të Rimëkëmbjes dhe dështimi i projektit të termocentralit ‘Kosova e Re’ – disa nga ngjarjet që karakterizuan vitin 2020 në ekonomi

Heqja e tarifës 100 për qind, marrëveshja e Washingtonit, skandali i 2.1 milionë eurove, miratimi i i Ligjit të Rimëkëmbjes dhe dështimi i projektit të termocentralit ‘Kosova e Re’ – disa nga ngjarjet që karakterizuan vitin 2020 në ekonomi

Viti 2020 në fushën e ekonomisë është karakterizuar kryesisht me debatin për rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19.

Përveç kësaj, nënshkrimi i marrëveshjes së linjës ajrore e riaktivizimi i hekurudhës dhe asaj të Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, heqja e tarifës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, pavarësimi energjetik i Kosovës, dështimi i për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, skandali i mbi dy milionë eurove në Thesar, miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe miratimi i Buxhetit për vitin 2021 ishin disa nga ngjarjet që u shënuar gjatë këtij viti në vend, shkruan Telegrafi.

Qysh në fillim të vitit, pra më 20 janar, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenel ishte nënshkruar Letra e Qëllimit ndërmjet kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, e cila mundëson hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.


Pas arritjes së marrëveshjes, një reagim kishte ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke e konsideruar këtë si historike.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, kishte shkruar Trump në Twitter.

Marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, një reagim vjen edhe nga presidenti Trump
Lexo po ashtu Marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, një reagim vjen edhe nga presidenti Trump

Pas gati 18 muaj, më 20 mars, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Albin Kurti, kishte larguar tarifën 100 për qind, e cila ishte vendosur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për ta zëvendësuar me parimin e reciprociteti ekonomik.

Menjëherë pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërkuar që të hiqet plotësisht reciprociteti, ku Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Avdullah Hoti, e largon në tërësi këtë masë, shkruan Telegrafi.

Reagimet pro dhe kundër vendosjes së reciprocitetit tregtar me Serbinë
Lexo po ashtu Reagimet pro dhe kundër vendosjes së reciprocitetit tregtar me Serbinë

Viti 2020 do të mbahet mend për dështimin e një projekti të nisur më shumë se një dekadë më parë, por që asnjëherë nuk u finalizua. Ky është projekti i ndërtimit të “Kosova e Re”.

Termocentrali me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro, ishte paraparë të fillohet të ndërtohej në këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023. Por, në mars të këtij viti, kompania amerikane Contour Global, e cila ishte përzgjedhur nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e tij, u tërhoq nga projekti.

Si i tillë, ky projekt përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë. Jetëgjatësia e tij ishte llogaritur të jetë 40 vjet.

Shpesh, projekti ishte kundërshtuar nga disa përfaqësues të shoqërisë civile.

Contour Global i kërkon qeverisë 20 milionë euro, Oda Amerikane: Dëmi më i rëndë do të jetë prishja e imazhit të vendit në sytë e investitorëve të huaj
Lexo po ashtu Contour Global i kërkon qeverisë 20 milionë euro, Oda Amerikane: Dëmi më i rëndë do të jetë prishja e imazhit të vendit në sytë e investitorëve të huaj

Kosova më 20 prill 2020 kishte fituar pavarësinë energjetike, duke u nënshkruar marrëveshja ndërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energjinë Elektrike.

Ky pavarësim ka mundësuar operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë pavarësim energjetik e kishte përshëndetur edhe Ambasada gjermane në Kosovë, duke thënë se është moment historik për vendin.

​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike
Lexo po ashtu ​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike

Më 04 shtator 2020, nënshkruhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, në prani të presidentit të SHBA-së, Donad Trump, shkruan Telegrafi.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet Zonës së Mini-Schengenit, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Mbi 1 miliard dollarë investime për 'Autostradën e Paqes', hekurudhën dhe projektet e tjera
Lexo po ashtu Mbi 1 miliard dollarë investime për 'Autostradën e Paqes', hekurudhën dhe projektet e tjera

Vjedhja e mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit ishte një skandal që tronditi ekonominë në këtë vit.

Kjo vjedhje, e cila u raportua më 21 tetor 2020, u bë nga një punonjës i Thesarit dhe mjetet i dërgoi në një llogari bankare të një kompanie private, vuri në dyshim sigurinë e mjeteve të buxhetit të shtetit.

Lidhur me këtë, punëtori dhe njëri nga pronarët e kompanisë në të cilën u transferuan paratë, u paraburgosën dhe ende po vazhdojnë procedurat gjyqësore ndaj tyre. Pas transferim të paautorizuar të 2.1 milionë eurove, Komisioni Disiplinor kishte suspenduar dy zyrtarë të Thesarit.

Keqpërdoren 2 milionë euro në Thesarin e Shtetit - policia arreston një person, dy të tjerë në arrati
Lexo po ashtu Keqpërdoren 2 milionë euro në Thesarin e Shtetit - policia arreston një person, dy të tjerë në arrati

Nga fillimi i kësaj pandemie, qytetarët dhe bizneset në Kosovë janë ballafaquar me krizën financiare nga mosfunksionimi i aktiviteteve, pasi Qeveria e Kosovës me paraqitjen e rasteve të para me COVID-19, më 13 mars 2020, kishte vendosur t’i mbyll për një periudhë të pacaktuar shërbimet e gastronomisë, qendrat tregtare dhe shumë sektorë të tjerë.

Dhjetë ditë më pas, Qeveria gjithashtu kufizoi edhe lëvizjen e qytetarëve në vetëm një orar të shkurtër gjatë ditës. Kufizimi i industrive të tilla si dhe i konsumatorëve shkaktoi rënie të drejtpërdrejtë në të hyrat e bizneseve të prekura. Megjithatë, për shkak që situata epidemiologjike në vend filloi të stabilizohet gradualisht, ndërmerren një sërë masash lehtësuese për bizneset dhe qytetarët.

Nga fillimi i muajit prill 2020, Qeveria në detyrë, më propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve miraton Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, në mënyrë që t’i përkrah bizneset që kanë hasur vështirësi financiare, si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre ekonomike nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e dyqaneve disa nga përfituesit e Pakos Emergjente Fiskale
Lexo po ashtu Mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e dyqaneve disa nga përfituesit e Pakos Emergjente Fiskale

Po ashtu, ishte paraparë mbështetje edhe për të gjitha ata punëtorë që humben vendet e punës nga kjo situatë emergjente, shkruan Telegrafi.

Qeveria në detyrë nga 4 maj 2020, lejoi pjesërisht hapjen e disa aktiviteteve, si ndërtimtaria dhe tregtia me pakicë. Dy javë më vonë, u hapën plotësisht tregtia me pakicë, tregjet e gjelbërta, ordinancat stomatologjike, etj., kurse në fazën e tretë, nga 1 qershori, ekonomia e Kosovës filloi revitalizimin falë hapjes së plotë të shumë industrive përfshirë edhe gastronominë në përgjithësi.

Më 5 korrik 2020, u urdhërua që bizneset që ofrojnë shërbime të gastronomisë të operojnë me kapacitete të reduktuara dhe gjatë orës 21:00-05:00 të mbyllen plotësisht. Vetëm tetë ditë më vonë u urdhëruan edhe qendrat tregtare të mbyllen nga ora 21:00 si dhe u pezulluan tregjet.

Llojet e bizneseve që nuk u hapen as në fazën e tretë pas lehtësimit të masave në Kosovë
Lexo po ashtu Llojet e bizneseve që nuk u hapen as në fazën e tretë pas lehtësimit të masave në Kosovë

Qeveria e Kosovës kishte vazhduar të plotësojë masat kufizuese ndaj bizneseve, pra duke lehtësuar apo shtrënguar ato varësisht prej situatës epidemiologjike.

Më 11 nëntor 2020, ishin vendosur disa masa kufizuese për qytetarët dhe për bizneset, varësisht prej nivelit të rrezikshmërisë së komunës ku gjenden. Dy ditë më vonë, në ato qytete që u klasifikuan me rrezik të ulët, bizneseve u lejua të punojnë vetëm nga ora 05:00 deri 20:00, ndërsa shërbimet e gastronomisë dhe hotelerisë lejohen të punojnë pas atij orari përmes shërbimeve “merr me vete”. Ndërkaq, në komunat që u klasifikuan me rrezik të mesëm, orari i operimit të plotë i bizneseve u zvogëlua nga ora 05:00 deri 18:00, ndërsa në komunat të cilat u klasifikuan me rrezik të lartë, orari i operimit të operatorëve ekonomik u lejua vetëm në periudhën 05:00-19:00.

Bizneset kundërshtojnë mbylljen nga vendosja e masave nëse nuk mbështeten financiarisht nga Qeveria e Kosovës
Lexo po ashtu Bizneset kundërshtojnë mbylljen nga vendosja e masave nëse nuk mbështeten financiarisht nga Qeveria e Kosovës

Programi për Rimëkëmbjen Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro, i miratuar nga Qeveria e Kosovës më 13 gusht 2020, ofron lehtësime financiare për biznese e prekura nga pandemia, shkruan Telegrafi.

Disa nga 15 masat e këtij Programi kanë si pikënisje edhe Programin Qeverisës 2020-2023, ndërsa, disa masa tjera të këtij programi janë të bartura nga Pako Emergjente Fiskale, të cilat nuk kanë mundur të ekzekutohen me kohë për shkak të mungesës së buxhetit.

Më 4 dhjetor 2020, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me 13 amandamente të propozuara nëpër komisione dhe gjatë seancës së jashtëzakonshme. Miratimi i këtij Ligji ka kosto direkte dhe indirekte buxhetore, mirëpo më me ndikim do të jenë ato për subvencionim të bizneseve me fond prej 200 milionë euro dhe mbulesa e tre pagave për qytetarët e larguar nga puna gjatë pandemisë.

Miratohet Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i hapet rrugë tërheqjes së 10 për qindëshit nga Trusti
Lexo po ashtu Miratohet Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i hapet rrugë tërheqjes së 10 për qindëshit nga Trusti

Ligji, po ashtu përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Dy ditë para se të përfundoj viti 2020, deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2021.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro.

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2021
Lexo po ashtu Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2021

Nga projeksionet fiskale, gjithsej të hyrat buxhetore do të janë 1 miliard e 886 milionë euro, kurse shpenzimet parashikohet të jenë 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.

Nga të hyrat, prej Administratës Tatimore priten të grumbullohen 509 milionë euro, kurse nga Dogana e Kosovës do të inkasohen 1 miliard e 169 milionë euro.

Prej gjithsej shpenzimet buxhetore, 643 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 625 milionë euro janë paga dhe shtesa, rreth 311 milionë euro janë për mallra dhe shërbime, kurse 34 milionë euro janë rezerva.

Në këtë pjesë të shpenzimeve, 182.4 milionë euro janë paraparë të shpenzohen në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan Telegrafi.

Nënshkruhet marrëveshja financiare me SHBA-në, hapen mundësitë për nxitjen e investimeve në Kosovë
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja financiare me SHBA-në, hapen mundësitë për nxitjen e investimeve në Kosovë

Në ditën e fundit të vitit 2020 është nënshkruar Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Nënshkrimi pason vizitën që kryeshefi ekzekutiv i DFC-së, Adam Boehler ia bëri Kosovës në shtator.

Gjatë asaj vizite, Boehler kishte nënshkruar deklaratë të përbashkët me kryeministrin Hoti për zgjerimin e fokusit të investimeve të DFC-së në Kosovë për forcimin e infrastrukturës transportuese, energjisë, teknologjisë dhe industrive të tjera.

Mehmeti: Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë 7.2 për qind
Lexo po ashtu Mehmeti: Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë 7.2 për qind

Pandemia COVID-19 ndryshoi gjithçka në projeksionet e Qeverisë së Kosovës, në aspektin ekonomik. Rritja ekonomike e parashikuar të ishte 4.2 për qind në vitin 2020, nuk do të ndodhë.

Mirëpo, projeksionit e Bankës Qendroret janë se ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie 7.2 për qind. /Telegrafi/