LAJMI I FUNDIT:

Hendbollistët, pa shumë shpresë për sukses

Hendbollistët, pa shumë shpresë për sukses

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll brenda 12 ditëve të muajit janar do t'i zhvillojë katër ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror që mbahet në fillimin e vitit 2017 në Francë.

Orari i ngjeshur do të jetë vështirë i përballueshëm, ka vlerësuar përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Taib Kabashi, shkruan sot Koha Ditore.

Kabashi ka thënë se për hendbollistët e Kosovës do të jetë ngarkesë e madhe që çdo të tretën ditë të zhvillojnë ndeshje në Kosovë dhe jashtë saj.

Serinë e ndeshjeve, Kosova do ta nisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kjo ndeshje që do të zhvillohet më 6 janar në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë dhe për Kosovën do të jetë e treta e Grupit të parë të fazës së parë kualifikuese. Më 9 janar, Bosnja e pret Kosovën në Tuzëll. Më 13 janar, Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Lituanisë, kurse ndeshjen e fundit në kuadër të këtij cikli e ka më 17 janar në Gjakovë kundër Sllovakisë.


Kosova në dy ndeshjet e para ka pësuar disfatë, kundër Lituanisë në shtëpi me shifrat 30:26 dhe kundër Sllovakisë në udhëtim me shifrat 38:20. Këto ndeshje janë luajtur në nëntor.

Kosova është e vetmja në grupin e parë pa pikë të fituar. Lituania dhe Bosnja kanë nga tri pikë, kurse Sllovakia i ka dy pikë.

"Më 26 dhjetor do ta kemi grumbullimin e parë. Fillimisht do të jenë lojtarët që vijnë nga Kampionati i Kosovës e pastaj nga 2 janari do të na bashkohen edhe hendbollistët që bëjnë karrierë nëpër klubet evropiane. Gjatë periudhës nga 26 dhjetori deri më 17 janar, hendbollistët do të kenë vetëm dy ditët e festës së Vitit të Ri pushim, kurse ditëve të tjera do të ketë përgatitje nga dy herë në ditë. Grumbullimi do të jetë në Gjakovë, ku edhe do t’i zhvillojmë ndeshjet në shtëpi", ka thënë Kabashi.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori