LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Hendboll: Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës
(Foto: kosovahandball.info)

Po i afrohemi fundit të një edicioni interesant dhe me rivalitet në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në finale të garave shtesë (plya-offit) prej të mërkurës takohen Besa Famgas e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt. Bëhet fjalë për dy klubet më të mira të këtij edicioni, por po ashtu për klube që kanë rëndësi të madhe në historinë e hendbollit kosovar.

Kampionati i Kosovës (meshkujt) ka histori të gjatë e të lavdishme. Kampionati i parë është zhvilluar në vitet 1954\1955, kurse titullin e fitoi Normalisti i Prishtinës. Normalisti ka dominuar në vitet e para e më pas titulli ka shkuar edhe në qendrat tjera. Në momente të lavdishme për hendbollin kosovar, skuadrat më të mëdha si Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Bozhuri i Gjilanit e ndonjë tjetër kanë luajtur në nivele më të larta të ish-Jugosllavisë. Pra nuk kanë luajtur në kampionatin e Kosovës – shkruan kosovahandball.info.

Kampionati i Kosovës ka mbledhur ekipet më të mira të vendit prej pavarësimit të sportit kosovar. Pas pavarësimit skuadra më e suksesshme është ajo pejane, Besa, tani e njohur si Besa Famgas. Kampionatin e parë të pavarur e ka fituar Kastrioti i Ferizaj (1991\1992), klub ky që dikur njihej si Borci. Kastrioti ka fituar titullin edhe në vitin 1993, 2000, 2010 e 2011.


Pas pavarësimit shumë më tepër tituj të kampionit ka klubi pejan, Besa Famgas që ka dominuar thuajse plotësisht. Besa ka fituar pesë titujt e fundit, kurse kampion ishte edhe në vitin 2012. Gjashtë tituj rresht i kishte prej vitit 2002 deri në vitin 2007. Para luftës Besa fitoi kampionatin në vitin 1997 e 1996.

Kampionët e deritashëm të Kosovës në hendboll:

2017/18 Besa Famgas Pejë
2016/17    Besa Famiglia Pejë
2015/16 BESA Famiglia  Pejë
2014/15 BESA Famiglia  Pejë
2013/14 BESA Famiglia  Pejë  
2012/13 Prishtina Prishtinë  
2011/12 BESA Famiglia  Pejë  
2010/11 Kastrioti Ferizaj  
2009/10 Kastrioti Ferizaj  
2008/09 Prishtina Prishtinë  
2007/08 Prishtina Prishtinë  
2006/07 BESA Famiglia  Pejë  
2005/06 BESA Famiglia  Pejë  
2004/05 BESA Famiglia  Pejë  
2003/04 BESA Pejë  
2002/03 BESA  Pejë  
2001/02 BESA  Pejë  
2000/01 Trepça Mitrovicë  
1999/00 Kastrioti Ferizaj  
1998/99      /   Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës
1997/98 Drita (kampion vjeshtorë) Gjilan  Kampionati u ndërpre për shkak të luftës 
1996/97 BESA Pejë  
1995/96 BESA  Pejë  
1994/95 Prishtina Prishtinë  
1993/94 Trepça Mitrovicë  
1992/93 Kastrioti Ferizaj  
1991/92 Kastrioti Ferizaj   
1990/91 Buduçnosti Pejë  
1989/90 Trepça Mitrovicë  
1988/89 Prishtina  Prishtinë  
1987/88 Vëllaznimi Gjakovë  
1986/87 Kosova  Vushtrri  
1985/86 Bozhuri Gjilan   
1984/85 Vëllaznimi Gjakovë  
1983/84 Bozhuri Gjilan   
1982/83 Vëllaznimi Gjakovë  
1981/82 Kosova  Vushtrri  
1980/81 KNI Ramiz Sadiku  Prishtinë  
1979/80 Deçani Deçan  
1978/79 Vëllaznimi Gjakovë  
1977/78 Samadrexha  Samadrexhë  
1976/77 Vëllaznimi Gjakovë  
1975/76 Prishtina Prishtinë  
1974/75 Trepça Mitrovicë  
1973/74 Bozhuri Gjilan   
1972/73 Bozhuri Gjilan   
1971/72 Obiliqi Obiliq  
1970/71 Vëllaznimi Gjakovë  
1969/70 Drenica  Gllogoc   
1968/69 Vëllaznimi Gjakovë  
1967/68 Trepça Mitrovicë  
1966/67 Bozhuri Gjilan   
1965/66 Obiliqi Obiliq  
1964/65 Kosova  Prishtinë   
1963/62 Prizreni Prizren  
1962/63 Vëllaznimi Gjakovë  
1961/62 Vëllaznimi Gjakovë  
1960/61 Buduçnosti Pejë  
1959/60 Normalisti Prishtinë  
1958/59 Normalisti Prishtinë  
1957/58 Normalisti Prishtinë  
1956/57 Normalisti Prishtinë  
1955/56 Normalisti Prishtinë  
1954/55 Normalisti Prishtinë

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori