Astrologjia e ardhshme në vitin 2020 është plot intensitet dhe surpriza, por Hëna e re në nëntor shërben si një qetësi relativisht paqësore mes stuhisë astrologjike.
Kjo Hënë e re ndodh në natën e së shtunës, 14 nëntor dhe do të zhvillohet brenda fushës së shenjës së ujit, Akrepit. Ajo do të lidhet me disa planetë të fuqishëm, kështu që është mirë të jeni të vetëdijshëm për gjithçka që duhet dhe nuk duhet të bëni gjatë Hënës së re të nëntorit.
Një Hënë e re është pothuajse gjithmonë një kohë e mirë për të përqafuar energjinë e fillimeve të reja dhe teksa e bëni këtë, mund të ndiheni vërtet të karikuar emocionalisht. Kjo sepse Hëna do të formojë disa aspekte pozitive planetare me Jupiterin dhe Plutonin, që do të forcojnë vendosmërinë tonë, rritjen e besimit dhe do të na ndihmojnë të përballemi me frikën tonë.
Gati për t’u transformuar dhe për të përfituar nga ky moment hënor? Shihni çfarë duhet të bëni dhe çfarë duhet të shmangni gjatë kësaj kohe:
Duhet të vendosni synime të qarta!
Hënat e reja në astrologji janë periudha të mrekullueshme të mundësive, për t’u përqëndruar në energjinë e fillimeve të reja. Sidoqoftë, kur ka një eklips Hëne gjatë një Hëne të re, gjë që do ndodhë në dhjetor, energjia bëhet shumë kaotike. Thënë kjo, momenti përfundimtar për të vendosur “synimet e Hënës së re” është pikërisht tani. Planifikoni një ritual ose thjesht bëni një listë të qëllimeve tuaja, që mund t’i rishikoni gjatë ciklit të ardhshëm hënor. Kjo do të thotë se ju po bëni vetëm “mbjelljen” e qëllimeve tuaja personale.
Mos vraponi nga hija juaj!
Hmm… duket pak e e komplikuar, si vetë astrologjia, sidoqoftë, ajo që duam të themi është se energjia e sezonit të akrepit në 2020-ën ka të bëjë me të përballuarit të vërtetën që qëndron në zemër të çdo çështjeje, pavarësisht sa e errët, e frikshme apo e dhimbshme mund të jetë ajo. Të pranoni ndjenjat dhe dëshirat tuaja mund të jetë sfiduese, por pasi ta bëni, do ndiheni më mirë se kurrë. Përdorni energjinë e udhëheqjes nga Akrepi, për t’u përballur me gjithçka që fshihet nën sipërfaqen e shpirtit tuaj.
Filloni të merrni përsipër veprime drejt qëllimeve tuaja!
Kjo Hënë e re mbërrin vetëm disa ditë pas përfundimit të prapavijës së Marsit, që do të thotë se do të jeni në gjendje të shkundni mungesën e motivimit dhe të fitoni pak nga pak besim në hapat tuaj. Ky shpërthim i zjarrtë i energjisë, kombinuar me potencialin për rritje të Hënës së re, do të ndihmojë të gjitha shenjat e zodiakut të fillojnë të synojnë dhe të fillojnë të bëjnë përparime në qëllimet e tyre. Nëse ju jepet mundësia, veproni për atë që doni të arrini.
Mos u bëni paranojakë në marrëdhënie
Gjatë kësaj Hëne, Afërdita (planeti i dashurisë dhe romancës) do të përplaset me planetin e errët dhe intensiv, Plutonin, i cili mund të na bëjë të ndihemi tepër obsesivë dhe kontrollues brenda marrëdhënieve tona intime. Në vend që të mendoni për skenarët e rasteve më të këqija të thyerjes së zemrës, merrni frymë thellë dhe rivlerësoni kufijtë tuaj për t’u siguruar se keni gjithçka që ju nevojitet për t’u ndjerë të sigurt. Kujtojini vetes se marrëdhëniet e shëndetshme nuk janë ato që bazohen te kontrolli i rregullt i partnerit/es.
Lejoni veten të ndiheni me shpresë
Kaosi i vitit 2020 ka sjellë një prishje kolektive të humorit, por le të lejojmë që vibrimet e e fillimit të kësaj Hëne të re të na kujtojnë se ka ditë më të mira në horizont. Përqafoni shpresën dhe besimin në aftësitë tuaja për sukses. Filloni të punoni me optimizëm drejt asaj që dëshironi.
Mos u mbërtheni te e kaluara
Hëna e re në Akrep po lidhet me Plutonin, planetin e transformimit. Kjo lidhje intensive do të na lejojë qasje të pakufizuar emocionale në pjesët më të thella të shpirtit tonë dhe aftësinë për të parë rrëmujat që kemi mbledhur në përpjekje për të fshehur unin tonë të vërtetë. Mos i rezistoni rritjes dhe evolucionit duke iu përmbajtur versioneve të vjetruara të vetvetes. Marrëdhëniet toksike, strukturat e fuqisë ose sistemet e besimit në të cilat jeni duke u varur përfundimisht do të shkatërrohen gjithsesi, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëni është të besoni në aftësinë tuaj për t’u shndërruar në unin tuaj më autentik. /Anabel/Bustle/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Njeriu pa penis ka pasur seks me më shumë se 100 femra, asnjëra nuk e ka zbuluar! (video)

Këto janë bimët më të bukura të dhomës të cilat nuk keni nevojë për dhé, por vetëm për ujë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët