LAJMI I FUNDIT:

Helmimi në Deçan, Kadrijaj kritikon Qeverinë: Spati vizita, edhe ne jemi qytetarë të Kosovës

Helmimi në Deçan, Kadrijaj kritikon Qeverinë: Spati vizita, edhe ne jemi qytetarë të Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar zyrtarët qeveritarë pasi sipas saj asnjëri nga ta nuk mori mundin ta vizitojë Deçanin në këto momente të vështira.

“Interesant shumë me këtë qeverinë tonë, as një prononcim e as një vizitë në Deçan. Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin e interesohu për nevojat që ka QKMF-ja për barna e material tjetër për trajtimin e pacientëve”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

Deputetja nga Deçani thotë se edhe ata janë pjesë e Kosovës dhe nuk duhet të anashkalohen nga institucionet qeveritare.


“Edhe ne jemi qytetar të Kosovës dhe duhet të trajtohemi si të tillë. Me padurim po presim rezultatet e mostrave përfundimtare që të zbulohet shkaku. Të gjitha instancat të jenë në nivel të detyrës që të zbulohet shkaku i këtij helmimi masiv”.

Në fund deputetja e AAK-së ka shprehur mbështetjen e saj për qytetarët e Deçanit.

Ndryshe, rreth 800 qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa simptomave të helmimit.

IKSHPK-ja ka deklaruar sot se në bazë të hulumtimeve fillestare nuk ka kontaminim të ujit të pijshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori