Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Projeksionet janë që kjo rritje të jetë e përvitshme, ku brenda 10 vitesh synohet të arrihet niveli 2.8 për qind i PBB-së.
Investimet janë në disa drejtime; në rinovimin e bazave ushtarake, ndërtimin e bazave të reja, investime në teknologji dhe sidomos investime të forca njerëzore.
Veç Bazës së re Ajrore të NATO-s që u inaugurua pak javë më parë, janë edhe një serë investimet të reja që do të realizohen, raporton Tema.
Plani është që brenda pak vitesh Shqipëria të ketë një ushtri dhe sistem mbrojtje të ngjashëm me atë të NATO-s dhe që i përgjigjet çdo sfide që mund të paraqitet për sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Plani Afatgjatë i Zhvillimit (PAZH) i Forcave të Armatosura jep detaje të mëtejshme të mënyrës sesi Shqipëria do të investojë për mbrojtjen.
Strategjia parashikon përfundimin e masterplaneve të garnizoneve kryesore dhe fillimi i investimeve për rijetësimin e tyre. Më konkretisht do të investohet në garnizonet Zall-Herr, Ferraj e Pezë Helmës.
Po ashtu, parashikohet ndërtimi i infrastrukturës stërvitore në Pajet, Bizë dhe në Mnelë.
Në listën e investimeve është edhe zhvillimi i infrastrukturës pritëse dhe akomoduese portuale dhe aereoportuale në Porto Romano dhe bazën detare Pashaliman. Synimi i qeverisë shqiptare është që Porto Romano të jetë Baze detare e NATO-s, kërkesë që është në proces shqyrtimi. Ndërkohë për bazën detare në Pashaliman kanë nisur procedurat e rinovimit me fondet e qeverisë shqiptare.
Po ashtu, investim i pritshëm është edhe në Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare si dhe blerja e 6 anijeve të mesme patrulluese.
Nga ana tjetër, investimet parashikojnë modernizimin e Bazës Ajrore Farkë, ku përveç rinovimit që ka nisur, do të kompletohet me helikopterë Blackhawk.
Investime parashikohen edhe për krijimin e Bazës Tokësore të Mbrojtjes Ajrore si dhe përmirësimi i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore të vendit, ku veç një radari fiks, do të investohen edhe në 2 radarë të lëvizshëm.
Në listën e investimeve është edhe ndërtimi i rrjetit kompjuterik të klasifikuar “NATO Sekret” në Forcat e Armatosura dhe ndërtimi i Kampusit të ri Universitar.
Në total, parashikohet që Shqipëria të investojë 122 miliardë lekë për modernizimin dhe 61 miliardë lekë për infrastrukturën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Anti-korrupsioni hap lëndë për rastin me tenderët në Ministrinë për Transformim Digjital

Mungojnë dy të akuzuar, dështon seanca për falsifikim të rezultateve të votimit

Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!