LAJMI I FUNDIT:

Hekurudhat e Kosovës me program kontabiliteti të para 23 viteve

Hekurudhat e Kosovës me program kontabiliteti të para 23 viteve

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se Ndërmarrja Publike ‘Hekurudhat e Kosovës-Infrakos” Sh.A., përdor sistem informativ mbi 23 vjet të vjetër, dhe nuk ofron shënimet e nevojshme.

“Ne kemi identifikuar se Sistemi Informativ i Kontabilitetit të cilin ndërmarrja e ka në përdorim nga viti 2003 dhe përditësimi nuk ishte bërë që nga viti 2008. Sistemi kontabilitetit nuk gjeneron raporte të përshtatshme analitike dhe të integruara të shënimeve financiare. Po ashtu, nga viti 2014 ky sistem i kontabilitetit nuk kishte mirëmbajtje”- thuhet në raportin e Auditorit.

Tutje bëhet e ditur se me mjetet e siguruara nga Ministria e Ekonomisë, gjatë vitit 2023 ndërmarrja kishte zhvilluar procedurat e kontraktimit për blerjen e sistemit të kontabilitetit dhe kishte lidhur kontratë për “Furnizim me softuer për menaxhimin financave dhe aseteve”, mirëpo, kjo kontratë ishte anuluar pasi që operatori ekonomik nuk i kishte përmbushur obligimet e saj kontraktuale.


Auditori gjetjen e bazoi në nenin 11 të Ligjit nr. 06/L-032, për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim i cili tregon se çfarë duhet të përfshijnë regjistrat kontabël.

Andaj, drejtuesve të ndërmarrjes ju rekomandua të përcaktojnë komponentë e sistemit gjatë blerjes.

“Bordi i Drejtorëve duhet të siguroj që sistemi informativ i kontabilitetit të gjeneroj të gjitha informacionet e nevojshme duke përfshirë ditarin kryesor. Gjatë procesit të blerjes ndërmarrja duhet të përcaktoj saktë komponentët që duhet të përmbaj sistemi informativ i kontabilitetit”, thuhet në rekomandim.

Tutje, nëpërmjet letërkonfirmimit, drejtuar Zyrës Kombëtarë të Auditimit, kryesuesja i Bordit të Drejtorëve, konfirmoj se pajtohet me gjetjet raportit dhë rekomandimet pa ndonjë koment në përmbajtjen e raportit për Pasqyrat Financiarë Vjetore të vitit 2023 të Ndërmarrjes Publikë “Hekurudha e Kosovës Infarkos” Sh.A. /Kallxo.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori