LAJMI I FUNDIT:

Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon në vitin 2024, Rama nxjerr pamje nga kantieri i ndërtimit

Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon në vitin 2024, Rama nxjerr pamje nga kantieri i ndërtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto nga kantieri i ndërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës. 

Në një postim në Facebook, Rama tha se puna po vijonë me ritme të larta për të përfunduar në mars të vitit 2024.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, një projekt i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian.


Balluku informoi se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë një kredi prej 70 milionë euro, 50 për qind e të cilës është grant dhe pjesa tjetër kredi.

“Ky projekt ka nisur prej kohësh por ka dashur një kohë të gjatë të vihet në jetë, pasi duhen respektuar procedurat. Kjo hekurudhë nuk është thjesht mjet transporti, por krijon një mentalitet të ri të të udhëtuarit që ka të bëjë me sjelljen miqësisht ndaj ambientit duke ulur përdorimin e automjeteve. Kjo është dallëndyshja e parë në industrinë e hekurudhës”, tha Balluku.

Sipas saj, hekurudha është e gjatë 39 km, ku 34 km i përkasin gjurmës ekzistuese Tiranë-Durrës, që po rindërtohet e modernizohet dhe 5 km janë gjurmë e re nga ‘Megatek’ deri në aeroportin e Rinasit.

Balluku tha se distanca nga qendra e Tiranës deri në aeroportin e Rinasit do të përshkohet për vetëm 12 minuta, ndërsa udhëtimi Tiranë-Durrës do të zgjasë 22 minuta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Kronika e Zezë
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori