Nuk ka të lënduar por është shkaktuar dëm i madh material pas daljes nga binarët të trenit nga relacioni Shkup-Kumanovë në Çerkez.

Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Kumanovë-Tabaoc dhe prapa do të ndalohet gjatë ditëve të ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga ndërmarrja e hekurudhave thonë se është shkaktuar dëm i madh dhe se do të punojnë në sanimin e shpejtë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot pasdite ishin në vendin e ngjarjes./Telegrafi/