LAJMI I FUNDIT:

Hekurudha drejt Bullgarisë përplas partitë politike, OBRM-PDUKM: Prokuroria Publike të hetojë rastin

Hekurudha drejt Bullgarisë përplas partitë politike, OBRM-PDUKM: Prokuroria Publike të hetojë rastin

Hekurudha drejt Bullgarisë u bë shkas për përlasje dhe akuza disa ditore mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, fton Prokurorinë Publike të hetoj se si qeveria e kaluar LSDM-BDI do të realizonte këtë projekt ku një kilometër hekurudh do ti kushtonte shetit 23 milionë euro.

“A e fryu çmimin qeveria e LSD-së dhe BDI-së dhe kush duhej të ishte pjesë e projektit hekurudhor drejt Bullgarisë që përfundon në një tunel padalje ? A kishin ndërmend LSD dhe BDI të derdhnin qindra miliona euro nga hekurudha në Bullgari përmes nënkontraktorëve, pavarësisht se ajo mund të mos funksionojë për dekada. Pse LSD, kur e dinin që nuk mund të funksiononte, e vuri shtetin nën detyrim? A ka pasur LSD-ja vetëm një motiv, dhe ai është që të shpenzojë paratë nga Banka Evropiane per Ndërtim dhe Zhvillim dhe nga buxheti, pavarësisht nëse projekti në fund do t’ia vlejë apo jo?” – u shreh Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.

LSDM: Demonstrojnë moskoordinim total në Qeveri


Për LSDM-në akuzat e pushtetit së për hekurudhën drejt Bullgarisë janë qesharake dhe demonstrojnë moskoordinim të plotë në Qeveri.

Ministrja e Financave tha se paratë për hekurudhën për Bullgarinë nuk mund të ripërdoren, por dje VMRO-DPMNE përsëri kërkoi që ato mjete të shkojnë në hekurudhën për në Greqi.

“Përfaqësuesi hungarez në Qeverinë e Maqedonisë, Aleksandar Nikolovski thotë se do të kërkojë konvertimin e mjeteve, kolegu Mucunski i thotë se nuk mundet. A ka kapiten në anije? VMRO-DPMNE, pasi e kuptoi se nuk mund t’i ripërdorin paratë dhe aq më tepër që projekti është nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të BE-së, dëshiron të tregojë krim dhe para të shpërdoruara. Ne u themi atyre të ndjehen të lirë të hetojnë rastin në vend që të dërgojnë deklarata boshe,” regojnë nga LSDM.

Hekurudha është ndërtuar nga të gjitha qeveritë deri tani. Përpjekja e parë filloi në vitin 1994, kur kryeministër ishte Branko Crvenkovski.

Në vitin 2014, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski, u hodhën sërish themelet dhe janë shpenzuar 81.3 milionë euro për fazën e parë dhe të dytë, ku përfshihet traseja nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, ku ka punë pjesërisht të përfunduara. Për fazën e tretë tashmë është miratuar një kredi prej 350 milionë euro dhe është marrë një grant prej 150 milionë eurosh. Por,  Qeveria aktuale i ka dhënë fund projektit, duke gjykuar se nuk ia vlen dhe njoftuan se do të kërkojnë konvertimin e kredisë së miratuar në mënyrë që një pjesë e parave të përdoren për hekurudhën drejt Greqisë. /TVM2

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori