LAJMI I FUNDIT:

Heidi Klum i befason të gjithë, shfaqet e veshur si krimb për Halloween

Heidi Klum i befason të gjithë, shfaqet e veshur si krimb për Halloween

Ajo është e njohur për dashurinë e saj për Halloween dhe idetë e saj ekstravagante dhe shpesh të ndërlikuara të kostumeve.

Dhe Heidi Klum, 49 vjeçe, nuk zhgënjeu këtë vit, duke e bërë veten të panjohshme pasi veshi një kostum rrëqethës krimbash të kuq me brinjë për festën e saj vjetore të Halloweenit në Sake No Hana në New York, shkruan DailyMail.

Pamjet spektakolare të supermodeles gjermane patën një konkurrencë të fortë këtë vit, pasi vajza e saj 18-vjeçare Leni Klum solli gjithashtu mori pjesë në ngjarje, duke i befasuar të gjithë me dukjen, e veshur si një ‘Catwoman’.


Heidi hoqi kostumin e saj të trashë brenda festës dhe u shfaq më pas e veshur me një kostum të tejdukshëm dhe çizme kafe, megjithatë ajo e mbajti maskën e saj të fytyrës.

Biondja i lëshoi flokët e saj kaçurrela voluminoze dhe pozoi e lumtur me gjysmën tjetër të fytyrës.

Më parë, kur veshi kostumin e saj të krimbave, e vetmja pjesë e dukshme e fytyrës ishin sytë dhe buzëqeshja e saj, ndërsa pjesa tjetër e saj mbulohej nga kostumi unik, i cili kishte një bisht.

Heidit iu bashkua edhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, 33 vjeç, i cili ishte veshur si një peshkatar me sy të thyer, duke përdorur Heidin si karremin e tij të peshkut.

Tom kishte veshur çizme dhe tuta të zeza peshkatari mbi një këmishë të verdhë me mëngë të gjata. Kitaristi i Tokio Hotel e finalizoi pamjen e tij me një kapelë peshkatari dhe një kallam peshkimi.

Vëllai i Tomit, Bill Kaulitz, 33 vjeç – këngëtari kryesor i Tokio Hotel – u shndërrua në një sirenë i veshur me një parukë të gjallë ngjyrë gështenjë, sytjena në formë guaskash deti dhe fund të gjelbër në formë bishti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori