Kosova është duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ky opsion ka më shumë gjasa të ndodhë sesa gjetja e një zgjidhjeje ndërmjet partive politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, thonë zyrtarë të partisë në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje.
Partitë politike parlamentare, aktualisht janë të betonuara në pozicionet e tyre lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i thërrasë partitë tjera parlamentare në një tryezë për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ka propozuar liderin e saj Ramush Haradinajn për pozitën e presidentit dhe po vazhdon të këmbëngulë në propozimin e saj.
Partia Demokratike e Kosovës, subjekt ky opozitar, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë asnjë kandidat për president nga radhët e partive të koalicionit qeverisës. Sipas kësaj partie, në rast se i kërkohen votat për presidentin e ri, atëherë ai duhet të jetë i propozuari i saj. Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, këmbëngul që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Haziri: Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se ideja e liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, është që të ftojë tryezën e partive politike për të nisur dialogun e brendshëm për zgjedhjen e presidentit.
“Është duke bërë përpjekje qe sa kohë, por po presim konfirmimin e partive. Në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje, atëherë nuk ka tjetër opsion. Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet qenë të përgatitur patjetër dhe natyrisht që të gjithë janë të përgatitur (për zgjedhje). Por, ato nuk janë të mirëpritura për vendin as për stabilitetin politik. Nuk po shoh se mund të prodhohet zgjidhje e qëndrueshme pas zgjedhjeve. Do të hyjmë në një cikël të ri të krizave politike. Nëse mungon vullneti politik që të zgjidhen problemet sot në tavolinë, do të kemi prapë problemin e njëjtë. Përsëri kanë për t’u tërhequr palët në pozitat e njëjta politike”, theksoi Haziri.
Lëvizja Vetëvendosje, deri më tash nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për pjesëmarrje në një tryezë të partive politike parlamentare. Këtë e konfirmon zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu.
Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje konsideron që qëllimi i kësaj tryeze është përpjekja e koalicionit qeverisës për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin, por që qëllimi kryesor, siç thekson ai, është gjetja e një zgjidhjeje për zgjatjen e jetës së qeverisë aktuale. Kryeziu thekson që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në një tryezë të tillë.
“Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, rrugëdalja nga kjo situatë është përmes zgjedhjeve të reja, me një Kuvend të ri dhe të rilegjitimuar e pastaj, me kritere të pajtuara për një figurë unifikuese për presidentin. Pra, pasi që të kemi një Kuvend të ri, të fillojmë një diskutim të përbashkët, së pari mbi kriteret dhe virtytet e presidentit të ardhshëm dhe më pas identifikimin e këtyre figurave unifikuese që mund të jenë kandidatë potencialë për president”, theksoi Kryeziu.
Në anën tjetër, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë qëndrimi i tyre është publik dhe se nuk duan të flasin lidhur me atë se a do të shkojë vendi në zgjedhje apo do të gjendet një zgjidhje për presidentin e ri.
Ndërkaq, zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët me këmbëngulje pretendojnë se posti i presidentit duhet t’i takojë liderit të tyre, Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të qasshëm.
Maliqi: Pas zgjedhjeve, sërish krizë
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, vlerëson që edhe në rast se partitë politike i përgjigjen një ftese eventuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bisedime në një tryezë, vështirë se aty do të mund të ndërrohen qëndrimet aktuale të tyre.
Sipas tij, qëndrimet e AAK-së, PDK-së, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje, janë dhënë në formë ultimatumi dhe tashmë ato vështirë se mund të tërhiqen nga qëndrimet e tyre, për shkak se “do të binin në pozitë të keqe”. Siç thotë Maliqi, partitë politike tashmë vetëm se do t’i peshojnë vendimet e tyre, përllogaritjet e tyre të rezultateve të mundshme zgjedhore dhe ekuacioneve pas zgjedhjeve.
“Përshtypja ime është që Ramush Haradinaj – ne e kemi parë dhe ky është tipar konsistent i tij – kur ngul këmbë për diçka, atëherë nuk tërhiqet. Ndërkohë, unë nuk shoh interes as te LDK-ja dhe as te PDK-ja për t’ia mundësuar Haradinajt presidencën. Kështu që, në këtë kontekst, probabilitetin e vlerësoj diku te 80 për qind se do të shkojmë në zgjedhje, si dhe ndonjë mundësi e vogël apo ndonjë zgjidhje kreative në fund, e të cilën në këtë moment nuk po e shohim”, tha Maliqi.
Megjithatë, analisti Maliqi vlerëson se edhe pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale, nuk do të arrihet një zgjidhje që mund ta sqarojë situatën lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
“Aty do të futemi në krizë edhe më të thellë, për shkak të afateve kohore dhe për shkak të një konstelacioni të kuvendit, ku konsensusi nuk mund ta shmangë Vetëvendosjen. Por, besoj që aty do të futemi në një situatë krejtësisht të re. Besoj që këtë gjë e kanë parasysh palët që janë tani duke negociuar. Por, po shihet që këto mund të jenë mbase zgjedhjet e para pa vija të kuqe dhe palët po kalkulojnë politikisht, në njëfarë forme edhe me mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Ndonëse, besoj që secila prej tyre do të dëshironte që ta shmangte”, theksoi Maliqi.
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, tashmë është e domosdoshme, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, më 5 nëntor, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë, konfirmuan aktakuzën ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Po të njëjtën ditë, bazuar në kompetencat që ia jep kushtetuta, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Osmani, mund të qëndrojë në këtë post për gjashtë muaj, deri kur duhet të zgjidhet një president i ri. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje