Kryetari aktual i Gjilanit, Lufti Haziri ka falënderuar strukturat e LDK-së që i dhanë besimin që ai të rikandidoj sërish për kryetar të kësaj komune.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkimi dhe uniteti është ajo që LDK-në në Gjilan e identifikon,
“Sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe – në formë plebishitare, për ta bërë Gjilanin tonë vend të jetueshëm e me dinjitet, ashtu siç edhe e kemi bërë dhe jam krenar për këtë”, ka shkruar Haziri.
Ai ka shtuar se dekada e ardhshme Gjilanin e pret me një gjeneratë të artë, e cila është e gatshme t’i fitojë zgjedhjet vetë.
Postimi i plotë:
Faleminderit deri në gjunjëzim të gjitha strukturave të LDK’së për besimin që t’i prijë Gjilanit tonë edhe për një mandat qeverisës. Faleminderit kryetarit të LDK-së, mikut tim, Lumir Abdixhiku, për vizitën e sotme dhe mbështetjen e madhe.
Bashkimi dhe uniteti është ajo që LDK’në në Gjilan e identifikon dhe sa herë që kemi qenë bashkë, fitorja ka qenë e madhe – në formë plebishitare, për ta bërë Gjilanin tonë vend të jetueshëm e me dinjitet, ashtu siç edhe e kemi bërë dhe jam krenar për këtë. Të bashkuar, duke e ruajtur njëri-tjetrin si familje, ne do të arrijmë ta ruajmë shtëpinë tonë politike.
Përpos pritjes së bashkatdhetarëve të cilët vijnë në familjet e tyre, ne do të punojmë me çdo qytetar për të dëgjuar për t’i pranuar të gjitha ato që na i thonë në sy.
Këto gjashtë javë të debatit që është organizuar, ne e kemi marrë mesazhin e qartë, ne do të punojmë që ta kthejmë ne vepër e në punë me përgjegjësi për t’i realizuar objektivat tona.
Në punojmë mbi parimin e respektit për njeriun, për familjen, respektit për ata që kanë kontribuar sepse meritokracinë nuk mund ta hudh askush për toke, e deri te ai që ka nevojë për shtëpi të ngrohtë, kulm dhe strehë. LDK na ka mësuar që njerëzit janë të barabartë, para ligjit e para Zotit.
Gjilani do të kthehet në një qendër politike administrative universitare ashtu siç i ka hije, edhe në kuptimin urban. Këto katër vjet do të marrë pamje krejt tjetër dhe ky nuk është vetëm vizion i imi, por edhe i të gjithë juve që keni marrë pjesë në debat.
Përpos rikthimit të madh të LDK-së, kam punuar që të ndërtohet një gjeneratë e re e politikanëve, një brez i ri që fiton vetë dhe fitoren nuk ua jep dikush tjetër. Dekada e ardhshme Gjilanin e pret me një gjeneratë të artë, e cila është e gatshme t’i fitojë zgjedhjet vetë.
Për fund, sa herë ka qenë nevoja, vendimet e mija i kam marrë duke e tejkaluar familjen time biologjike, në interes të familjes time politike sepse jam mësuar që idealet dhe qëllimet politike nuk guxojnë të shkelen për motive personale dhe interesa të vogla. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i juaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë