LAJMI I FUNDIT:

Haziri paralajmëron rikthimin e Agim Veliut në strukturat e LDK-së – vendimi po trajtohet në organet e brendshme të partisë

Haziri paralajmëron rikthimin e Agim Veliut në strukturat e LDK-së – vendimi po trajtohet në organet e brendshme të partisë

Pavarësisht se u shkarkua nga kryetari i degës në Podujevë, por që nuk arriti as të futet në kryesinë e re të LDK-së, Lutfi Haziri, po paralajmëron rikthimin e Agim Veliut.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se vendimi i kryesisë së partisë për shkarkimin e Agim Veliut nga dega e LDK-së në Podujevë po shqyrtohet, pasi sipas tij nuk ka qenë final.

“Vendim i cili edhe më tutje trajtohet në organet e brendshme të LDK-së, sepse nuk është final. Vendim i kryetarit të LDK-së dhe kryesisë ka qenë deri në ditën e zgjedhjeve që t’i bartë detyrat te kandidati për kryetar të komunës dhe kjo ka shprehur atë lloj pakënaqësie”, tha ai në ATV.


Përçarjen e degës në Podujevë, Haziri po e vlerëson si të dhimbshme.

“Përçarja në Podujevë e dhimbshme, nuk është arritur në një pikë ku marrëveshja arrihet dhe respektohet dhe të gjithë punojnë për një qëllim politik. Përkundër kësaj unë besoj se autoriteti i Agim Veliut si nënkryetar historik i kësaj partie dhe si njeri që mundet me i dhënë impakt jashtëzakonisht zgjedhjeve do t’i kalojë inatet e të tjerëve dhe do ta tregojë rolin e vet dhe fuqinë e tij politike përkundër një vendimi që ka qenë i papëlqyeshëm”, u shpreh Haziri.

Kujtojmë se kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së është Ekrem Hyseni.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori