LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nëse nuk merremi vesh tash me Vetëvendosjen për presidentin, emri na vjen me zarf

Haziri: Nëse nuk merremi vesh tash me Vetëvendosjen për presidentin, emri na vjen me zarf

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se posti i presidentit duhet të sqarohet para se të lidhet koalicioni me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se nëse nuk zgjedhjet kjo çështje tash, mund të jetë “mollë sherri” në momentin kur të vjen koha për të zgjidhur presidentin.


“Për të qenë marrëveshje funksionale duhet të sqarohen të gjitha pozicionet tash. Nëse nuk e sqarojmë tash pozitën e Presidentit ne po paralajmërojmë krizë në vitin 2021”.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Isa Mustafa i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president.

Ai ka shtuar më tej se nëse nuk pajtohen tash për emrin e presidentit, kur të vjen koha do të “na vjen emri i presidentit nga zarfi”.

Haziri: Jemi dakorduar pothuaj plotësisht me Vetëvendosjen për qeverisje
Lexo po ashtu Haziri: Jemi dakorduar pothuaj plotësisht me Vetëvendosjen për qeverisje

“Në Kosovë kur nuk janë pajtuar partitë për emër konsensual, na ka ardhur emri nga zarfa”.

Haziri tha se në LDK po mendohet se koalicioni me Vetëvendosjen të jetë edhe më i gjatë se një mandat dhe sipas tij edhe postet e rëndësishme si ai i presidentit duhet të vihen në tavolinë./Telegrafi/