Kryetari i Gjilanit ka mbajtur sot mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës në mënyrë të veçantë sot.

Gjatë kësaj mbledhjeje të gjithë drejtorët u paraqitën me veshje kombëtare, në nderë të festës së 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan disa tema të rëndësishme, ndërsa në njoftimin e komunës thuhet se Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qendrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

“Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është - 12 vjet, më i bukuri shtet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Bordi 14shkurt2