LAJMI I FUNDIT:

Haziri ‘kapet’ keq me kryeministrin për vizat, thotë se Kurti duhet të kërkojë falje, pasi e bllokoi procesin për shtatë vite

Haziri ‘kapet’ keq me kryeministrin për vizat, thotë se Kurti duhet të kërkojë falje, pasi e bllokoi procesin për shtatë vite

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se edhe pse nuk e ka pasur liberalizimin në listën e premtimeve, megjithatë e realizoi gjatë mandatit të tij.

Haziri hodhi akuza ndaj Kurtit, duke thënë se nuk ka asnjë meritë, pasi sipas tij, kryeministri ishte ai që gjatë kohës në opozitë kishte bllokuar procesin e liberalizimit të vizave.

Për këtë, shtoi ai, Kurti duhet kërkuar falje.


“Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e financiare për mosmbajtje të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet”, u shpreh Haziri.

Ish-kryetari i Gjilanit, e quajti budallallëk veprimin e Kurtit për t’i ndarë 50 bileta falas, si udhëtim i parë pas liberalizimit.

“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me kurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i LVV-së”, tha më tej.

Sipas Hazirit, Vjena është vendi më i mirë kur Kosova me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonte njerëz kundër saj!

“Njiheni Evropën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën”, shkroi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori