Në ditën e 45 të përballjes me pandeminë COVID-19, shifrat e prekjes me këtë virus arrijnë në 51 raste gjithsej dhe numri i rasteve është rritur ditëve të fundit, si pasojë e mosrespektimit të rregullave, rekomandimeve dhe vendimeve të qeverisë, por edhe moszbatimin e masave mbrojtëse.
Kështu ka thënë kryetari Lutfi Haziri, në konferencën për media, cili ka apeluar për vetëpërmbajtje qytetare dhe qëndrim në shtëpi, sepse gjendja e përballjes me këtë sëmundje përkundër që është nën kontroll, ajo është e rrezikshme dhe për këtë jemi të detyruar që të veprojmë me gjoba mandatore, për persona fizikë dënimet janë deri në dy mijë euro e për ata juridik deri në 8 mijë euro.
“Hyrja e një qytetari në zonën e karantinës, në familjen e karantinuar, për motive familjare dhe mos distancimi, ka bërë që ajo ta bartë pastaj infeksionin në familjen e saj. Pastaj prej familjes së origjinës është bartur në familjet tjera, që në përshkrim dhe rrugëtim me kontaktet e zgjeruara pastaj kemi arritur në këtë shifër prej 51 rasteve”, ka njoftuar Haziri.
Ai ka renditur një numër të madh të shkeljeve që po bëhen në vazhdimësi dhe ka konfirmuar se dënimet mandatore do të jenë të domosdoshme për t’u vënë në vend rendi dhe rregulli.
“Përdorimi i masave mbrojtëse është duke u neglizhuar. Shumica e shërbimeve edhe në disa markete të mëdha është duke u ofruar pa masa mbrojtëse. Punëtorët që shesin produktet, por edhe blerësit është e obligueshme dhe e domosdoshme të përdorin, maska dhe dorëza. Inspeksioni komunal do të vepron me gjoba direkte për të gjithë ata që thejnë rregullat”, ka theksuar kryetari Haziri.
Sipas një komunikate të kounës, Haziri ka thënë se edhe daljet e qytetarëve në rrugë në këtë fazë janë shumë më të mëdha, sepse siç ka bërë të ditur ai, numri i ID dhe lejet e veçanta që kemi lëshuar nuk korespondojnë me numrin aq të madh të qytetarëve në rrugë.
“Në bashkëpunim me Policinë e shtetit dhe me kompetencat shtesë të inspektorëve do të ketë rritje të aktivitetit dhe kontroll edhe më strikt për daljet e qytetarëve. Prandaj qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat”, ka porositur ai.
Njëkohësisht ka dhënë edhe informatat shtesë për gjendjen e të prekurve, duke spikatur rëndësinë e bashkëpunimit dhe vetpërmbajtjen.
“Fatkeqësisht e gjithë familja nga fshati Livoç i Epërm është në Spitalin e Infektivës. Në jemi në kontakt të vazhdueshëm më mjekët që të menaxhojmë shëndetin e tyre. Deri tani nga këto 51 raste, 18 janë të shëruar plotësisht, një i vdekur fatkeqësisht, në hospitalizim janë 10 raste dhe në shtëpi janë 22 raste. Një familje është e izoluar në lagjen Arbëria, pastaj një tjetër në Livoç të Epërm, një në lagjen Deremahallë dhe një në dheun e bardhë”, ka thënë Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri