LAJMI I FUNDIT:

Haziri e quan ‘dietë buxhetore’ shpenzimin e 20 mijë eurove për drekat zyrtare në vitin 2018

Haziri e quan ‘dietë buxhetore’ shpenzimin e 20 mijë eurove për drekat zyrtare në vitin 2018
Lutfi Haziri - Komuna Gjilan, Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Në vitin 2018 e gjithë Komuna e Gjilanit kishte shpenzuar 26 mijë euro për dreka zyrtare përderisa vetëm Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpenzuar 20 mijë euro. Sipas llogaritjes del që në vitin 2018, janë shpenzuar 1,668 euro në muaj për dreka zyrtare nga Zyra e Kryetarit.

Këto të dhëna i janë prezantuar të parit të Komunës së Gjilanit në debatin “Jeta në Komunë”. Por Haziri ka thënë se ai është munduar t’i ulë shpenzimet pasi të njëjtat i ka gjetur në shifrën 130 mijë euro.

“Është dietë buxhetore. Unë i kam trashëgu 130 mijë euro, unë jam mundu me i minimizu të gjitha shpenzimet. Mundet me qenë edhe shënimi i festave edhe dita e shkollave”, ka deklaruar Haziri përballë Jeta Xharrës.


Zyra e Lutfi Hazirit në vitin 2018 ka shpenzuar 3,400 euro telefon e në vitin 2019 ka shpenzuar 2,881 euro. Në vitin 2018 i bie që Zyra e Kryetarit i ka shpenzuar 283 euro për telefon në muaj.

Kurse për reprezentacion, kryetari Haziri në vitin 2018 ka shpenzuar 20,021 euro, në vitin 2019 i ka shpenzuar 13,411 euro kurse për vitin 2020 deri në shtator i ka shpenzuar 8,093 euro.

Automjeti i Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri për vitin 2018, ka shpenzuar 2394.47 litra (199.5 litra në muaj), ndërsa për 2019, 1978.41 litra (164.8 litra në muaj)./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori