Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, është dashur të analizojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, para se të shkojnë në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve.
“Opozita ka ngrit zërin për mënyrën si po bisedohet në Bruksel. Shkuarja e Thaçit dhe Mustafës tregon se ata nuk janë të interesuar për të analizuar marrëveshjet dhe të ngitet zëri dhe t’i tregohet Brukselit se nuk mund të shkojmë në pafundësi në bisedime sepse dëmet janë të mëdha. Ata në Bruksel kanë shkuar vetëm për interesat e tyre personale”, tha deputetja Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Pasi Thaçi dhe Mustafa kanë shkuar në Bruksel, druaj se është një fillim edhe më i keq i dialogut me Serbinë. Dyshoj në shkuarjen e tyre dhe rezultatet që mund të vijnë. Duhet të kërkohet që Kosova të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, pra Qeveria duhet të ketë objektiva të qarta në këtë dialog”, tha deputetja.
“Synimin e Serbisë e dimë por kemi parë se muajt e fundit, situata është ashpërsuar. Ngjarjet e fundit, muri apo edhe ndalja e Haradinaj në Francë tregojnë për tensione në rritje e jo që Serbia ka ndërruar qasje por përkundrazi”, tha ajo.
Haxhiu tutje ka thënë se nuk beson në respektimin e rezulutës së Kuvendit për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës.
“Nuk besoj në respektimin e rezolutës për rrëzimin e murit sepse kemi argumente të shumta që nuk janë respektuar rezolutat, përfshirë edhe atë për çështjen e të pagjeturve”.
“Kosova ka qenë vetëm agjendë e shtetit serb për tu integruar në BE. Ne nuk e shohim se është ngritur niveli i bisedimeve, akoma më keq që ka shkuar presidenti e jo kur ishte Tahiri se ajo ishte vetëm ministre”, tha deputetja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës