Haxhiu i reagon ministrit Vitia: Më shumë informacione, a jeni me Pziferin apo Sputnikun apo për vaksinën kineze

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i reagoi ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili tha se janë në kontakt me disa kompani për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19.
Haxhiu kërkoi sqarime shtesë nga Vitia, se për cilën kompani janë përcaktuar.
“...Dy dilema i le në këtë paraqitje, mendoj që duhet mi sqaru. Thatë se jeni në kontakt edhe me disa kompani të tjera. Në mundësi nuk janë 100 kompani që e ofrojnë këtë, janë dy-tri. Dy shumë kredibile, dy tjera shumë diskutabile, prandaj pak ma shumë informata me ditë a je Pzifer apo Sputnik, apo vaksinën kineze të cilën po e ofron”, tha Haxhiu. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































