LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Në Skenderaj fitoi lakmia, ata që ia humbën mundësinë Bekim Jasharit duhet të jenë të pikëlluar dhe kokë ulur

Haxhiu: Në Skenderaj fitoi lakmia, ata që ia humbën mundësinë Bekim Jasharit duhet të jenë të pikëlluar dhe kokë ulur

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në komunën e Skenderajt.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skenderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës”.

Haxhiu ka shkruar se Jasharajt e ndërruan historinë.


“Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021. Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti. Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 anëtarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndërgjegjja. Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë. Në Skenderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia! Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Bekim Hamëz Jashari, për Drenicën, për mua dhe familjen time mbetesh kryetari më i respektuar e emblematik i Skenderajt.
Unë, përkrahësit dhe votuesit tuaj jemi me kokën lartë, krenarë që jetojmë në këtë epokë ku na u dha mundësia ta votojmë Bekim Hamëz Jasharin për kryetar komune.
Kokën lartë si çdo herë me Jasharajt dhe me Bekim Jasharin për punën që ka bërë në qeverisje të Skenderajt, me transparencë, pa korrupsion, pa nepotizëm.
Të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata që ia humbën Skenderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës.
Jasharajt e ndërruan historinë. Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021.
Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti.
Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 anëtarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndërgjegjja.
Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë.
Në Skenderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia!
Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica.
Faleminderit vendlindja ime që e vendose Bekim Hamëz Jasharin fitues. Nuk e braktise Idealin e UÇK-së së Adem Jasharit!
Vendlindja ime Tërrnavci do të mbahet në mend se ishte me Jasharajt, si çdoherë në kauzën e drejtë të historisë.
Pafundësisht krenar që i qëndrova besnik Idealit të Adem e Hamzë Jasharit, në luftë, dhe tani kur biri i tyre deshi ta jetësojë Idealin në zhvillim e përparim të shtetit, për të cilin dhanë gjithçka.
Me idealin e tyre do të rrugëtojë sa të kem frymë!
Fitore të merituar për Bedri Hamzën, Agim Aliun e Mehmet Ballazhin, urime për fitore të vlerave dhe programeve!
Suksese për kandidatët tjerë që janë në balotazh! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori