Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka komentuar vendimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së Valdete Daka.
Ai thotë se partitë opozitare duhet të shqyrtojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale pas këtij vendimi.
Haxhiu u shpreh se pas këtij vendimi të Osmanit qytetarët do të duhej të protestonin.
“Me e shkarkuar partia që i ka fituar zgjedhjet është nonsense sepse me këtë vendim Vjosa Osmani nuk ka cenuar partitë opozitare. Në fakt i ka cenuar votën e qytetarit të Republikës së Kosovës e vota e të cilëve është ruajtur nga Valdete Daka. Ata nesër do të duhej të protestonin sepse vota e tyre më nuk është e sigurt sepse kanë emëruar një person i cili do të jetë vartës i presidentes”, tha Haxhiu.
Haxhiu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili nesër do të takojë në Bruksel Aleksandar Vuçiqit.
“Nesër po shkon për të takuar presidentin e Serbisë pa u plotësuar kushtet që Kurti i ka kërkuar”, tha Haxhiu në T7.
Ai ka përmendur edhe reciprocitetin me Serbinë të cilin Kurti pati premtuar se do e vendoste “brenda javësh” pas marrjes së pushtetit.
“Me 22 qeveria i bën 3 muaj, nuk është me çështje javësh”, tha ai.
Kamishi ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e brendshme brenda PDK-së.
“Në raport me partitë tjera politike gjendja në PDK është më ndryshe. Kurdo që ndodhin zgjedhjet në PDK kjo nuk ndodh për shkak të rezultatit zgjedhor”, tha ai.
“Ne mundemi me shku në një proces të zgjedhjes së kryetarit e Kryesisë por kjo është një çështje që do të diskutohet në Konventën e partisë. S’e di nëse do të mbahet para apo pas zgjedhjeve lokale”, shpjegoi ai.
“Hoxhaj deri këtu e ka udhëhequr mirë partinë”, thotë Haxhiu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!