LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu kthehet në krye të Ministrisë së Drejtësisë, premton transparencë

Haxhiu kthehet në krye të Ministrisë së Drejtësisë, premton transparencë

Albulena Haxhiu është kthyer sërish në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa detyrën ia dorëzoi ish ministri, Selim Selimi.

Në një konferencë të përbashkët për media, Haxhiu tha se pavarësisht dallimeve politike, gjithnjë do të punojnë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ajo premtoi transparencë për secilin vendim të marrë gjatë drejtimit të këtij dikasteri, teksa u shpreh se do të vazhdojë punën aty ku e kishte lënë më parë.


“Ia konfirmova ministrit që të gjitha punët e mira që janë bërë gjatë kësaj periudhe padyshim që do t’i shtyjmë përpara, pavarësisht se kush ka punuar në ato çështje…Ne do të nisim punën që e kishim lënë dikur në çështjen e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe policisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pra përmes fuqizimit të legjislacionit në këtë drejtim. Po ashtu Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë për gjykimin e këtyre krimeve, adresimin e dhunës në familje që mbetet një fenomen shumë shqetësues në Kosovë dhe shumë çështje të tjera”, tha ajo.

Ndërkaq, ish ministri Selimi u shpreh i kënaqur që është zgjedhur Albulena Haxhiu në krye të këtij dikasteri, pasi siç tha ai, ajo njeh shumë mirë fushën juridike.

“Jam i lumtur që kjo qeveri e ka zgjedhur për ministre të Drejtësisë znj.Haxhiu, pasi që ka përvojë në fushën juridike dhe e njeh ministrinë. Ne kemi bërë shumë punë, të gjitha sukseset i ndajmë me qeverinë e cila do është zgjedhur tash, të gjitha përgjegjësitë i bartim vetëm ne dhe na ka mbetur edhe shumë për tu bërë por e di se znj. Haxhiu me ekipin e saj do t’ia dalin”, u shpreh ai.

Ndërsa, Albulena Haxhiu tha se janë dakorduar me tanimë ish-ministrin Selimi për koordinim në çështjet që janë me interes të Ministrisë së Drejtësisë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori