Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi në ditën kur parashihej t’i vinte fundi procesit të gjykimit të Shaban Gogajt, lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, akuza e Prokurorisë ndryshoi.
Në fjalën përfundimtare në Gjykatën e Pejës, prokurori i rastit Agron Uka gjatë seancës së djeshme gjyqësore, rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, e cila është më pak e dënueshme.
Ndërkohë, babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj iu është drejtuar me një letër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kryesuesist të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufit, Haxhi Dërgutit nga Prokruroia e Apelit si dhe ambasadorëve të huaj në Kosovë.
Tetaj përmes kësaj letre ku ka bashkangjitur edhe video incizimin ku shihet momenti i vrasjes së djalit të tij, shpreh shqetësimin e tij dhe frikën siç potencon ai për procesin e manipuluar lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetaj në shtator të vitit 2018.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulana Haxhiu, e cila ka thënë se “sot, qytetarët patën mundësinë të shohin se si në vitin 2018 ishte vrarë Agonis Tetaj në vendin e punës, baba i dy fëmijëve. Mënyra e vrasjes tronditi opinionin publik. Një i ri, në vendin e punës ditën e diele, u vra nga djali i pronarit i cili hallet e tij i shfrynë në punëtorët që trajtohen në mënyrë mizore”.
“Jam e tronditur me qëndrimin e prokurorit Agron Uka dhe rikualifikimin e veprës, nga ‘Vrasje e rëndë’ në ‘Vrasje nga pakujdesia’”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut:
“Dënim meritor për vrasësin e të ndjerit Agonis Tetaj
Nuk kalon asnjë ditë, pa u tronditur opinioni publik me skandalet e atyre që do të duhej të punonin dhe angazhoheshin për drejtësi. Këto skandale dhe veprime shumë të dyshimta, po i njollosin edhe prokurorët e ndershëm e profesionistë brenda sistemit. Këtë nuk duhet ta lejojnë!
Sot, qytetarët patën mundësinë të shohin se si në vitin 2018 ishte vrarë Agonis Tetaj në vendin e punës, baba i dy fëmijëve. Mënyra e vrasjes tronditi opinionin publik. Një i ri, në vendin e punës ditën e diele, u vra nga djali i pronarit i cili hallet e tij i shfrynë në punëtorët që trajtohen në mënyrë mizore.
Jam e tronditur me qëndrimin e prokurorit Agron Uka dhe rikualifikimin e veprës, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.
Jam po ashtu e tronditur me ndërhyrjet e prokurorit Haxhi Dërguti përmes transferimit të lëndës nga Peja në Gjilan.
Ky rast dërgon tek dyshimet se ka pasur ndërhyrje të mëdha!
Sistemi i drejtësisë duhet të jetë në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.
Përballë këtij skandali të radhës, nuk duhet të heshtë as kryeprokurori Lumezi. Duhet të hetohet lidhja, korrupsioni dhe gjitha ndërhyrjet që janë bërë në këtë rast”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania