LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu e pyeti për vaksinat anti-COVID pa afat, Latifi: S’kemi hedhur asnjë, por kemi me i hedh gjithsesi

Haxhiu e pyeti për vaksinat anti-COVID pa afat, Latifi: S’kemi hedhur asnjë, por kemi me i hedh gjithsesi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, deklaroi sot se Kosova nuk do të mund t’i përdorë të gjitha vaksinat kundër coronavirusit që ka në dispozicion pa iu skaduar afati dhe sipas tij, nuk është vendi i vetëm që s’mund ta bëjë këtë.

Duke iu përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiut, në lidhje me skadimin e afatit të vaksinave, ministri tha se nuk është hedhur asnjë, gjithsesi kjo do të ndodhë sepse do t’iu skadojë afati.

Ai tutje tha se me rregulloret ndërkombëtare nuk është e lejuar që një shtet të ia jap vaksinat një shtetit tjetër.


“Nuk është vetëm Kosova shteti që nuk do të mund t’i përdor të gjitha vaksinat që ne i kemi marrë. Fatkeqësisht me rregulloret ndërkombëtare nuk është e lejuar që një shtet të ia jap vaksinat një shtetit tjetër.

“Unë nuk jam absolutisht i kënaqur me këtë, por edhe gjithë të tjerët kanë për të humbur vaksina. S’kemi hedhur asnjë, por kemi me i hedh gjithsesi sepse do t’iu skadojë afati”, u shpreh ai.

Deputeti Haxhiu e pyeti ministrin Latifi edhe për diplomaci mjekësore, derisa mjekët po ikin jashtë vendit.

Në këtë pyetje, Latifi dha një përgjigje përgjithshme, duke thënë se rrugëtimi i transformimit të shëndetësisë nuk është i lehtë por është i mundur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori