Haxhiu: I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e dhunës seksuale t'i trajtojnë me seriozitet

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e shqetësuar pas dy rasteve të dhunimit seksual, që kanë ndodhur në Mitrovicë javën e kaluar.
Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t'i trajtojnë me seriozitet, transmeton Telegrafi.
"Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale", ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka shtuar më tej se " dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin dënimin sipas legjislacionit ne fuqi"./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































