LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Ish-deputeti, Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka arritur sot në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin djali i tij, Flakron Shala i cili shtoi se Haxhi Shala për momentin gjendet në shtëpi me familjen e tij.

Edhe djali tjetër Edmond Shala përmes një postimi në Facebook ka shkruar: “Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme. Sot po shkruaj për babain tim, i cili humbi të atin e tij, gjyshin tim të dashur, një njeri i ndershëm dhe i palodhur”.


Djali i tij ka shkruar se Shala po mbahet padrejtësisht në burgjet e Hagës, larg familjes së tij, larg dashurisë së tij.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë vuajtjen e një familjeje kur një njeri i pafajshëm mbahet larg për kaq shumë kohë. Por ne nuk humbasim shpresën. Lutemi për drejtësi dhe për një ditë të ndriçuar, kur ai do të kthehet në mesin tonë, ashtu siç e meriton.

Zemrat tona janë të thyera, por dashuria jonë për të mbetet e pathyeshme”, ka shkruar ndër të tjera djali i Haxhi Shalës.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi, Haxhi Shala ka të drejtë të takojë vetëm pesë anëtarë të familjes që janë aprovuar paraprakisht nga Gjykata.

Ndryshe, të enjten ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me leje të Gjykatës Speciale kishte ardhur në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori