Forca e Sigurisë së Kosovës në hapësirat e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj ka realizuar garën ndërkombëtare të ushtarit më të mirë për vitin 2022 ku pjesëmarrës ishin 22 garues nga FSK-ja dhe 17 garues ndërkombëtar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia, Kanada dhe Maqedonia e Veriut.
Në ceremoninë përmbyllëse të garës të mbajtur sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u shpallën garuesit më të mirë në kuadër të FSK-së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Fitues të garës ushtari më i mirë në kuadër të FSK-së u shpallën: vendi i parë OR 3 Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë u rendit OR3 Ejdon Mulaku, ndërsa në vendin e tretë OR3 Qëndrim Allanaj.
Ndërsa, fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar: vendi i parë OR3 Simon Buies nga Ushtria e Kanadasë, vendi i dytë i takoi OR5 Jaron Springer nga SHBA Garda e Iowa dhe vendi i tretë shkoi për OR3 Oliver Verrete nga ushtria e Kanadasë.
Gjatë realizimit të garës pjesëmarrësit u testuan në disiplinat: test fizik, navigim tokësor, testi i njohurive të përgjithshme, gjuajtje me armë, marshimi i shpejtë dhe grup aktivitetet (poligoni i konfidences, ndihma e parë, gjuajtja me pistolete, hedhja e granatës dhe vëzhgimi i terrenit) ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale dhe fizike.
Gara e Ushtarit më të mirë ka filluar të realizohet që nga viti 2014, ndërsa që nga vitit 2017 është e hapur edhe për partnerët ndërkombëtaret dhe udhëhiqet nga nënoficerët e FSK-së.
Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të pranishëm ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, shefi i stafit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Jeton Dreshaj, Komandanti i Komandës së Logjistikës gjeneral Brigade Naim Haziri si dhe oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përfaqësueses të partnerëve ndërkombëtar të cilit ishin pjesë e garës.
Qëllimi i kësaj gare është të promovoj vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos