Afron koha që besimtarët e fesë islame sipas mundësive ekonomike të kryejnë dhe kushtin e pestë të fesë islame, Haxhin.

Dhe për t'i njoftuar më konkretisht lidhur me ofertën e Haxhit për këtë vit, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar një njoftim në rrjetin social Facebook.


Njoftimi nga BFI:

Rijaseti i BFI-së duke u bazuar në nenin 3 pika 17 të Kushtetutës së BFI-së, edhe këtë vit organizon udhëtim për kryerjen e Kushtit të pestë islam – Haxhit. Komisioni Qëndror i Haxhit 2022 pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, në bazë të analizave të bëra, faktorëve, të cilët ndikojnë në çmimin e arazhmanit të Haxhit, vendosi me sa vijon: – Çmimi i arazhmanit për kryerjen e Haxhit 1443 H – 2022, është 5.700,oo euro. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valutat tjera, në bazë të kursit të mesem të Bankës Popullore të RМV në ditën e pagimit. Në çmim përfshihen: – Viza dalëse, – Procedurat administrative për marrjen e vizës së haxhit, – Vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjatë dhe pas udhëtimit, konform ligjeve për mbrojtje shëndetësore, – Biletat dykahshe të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta. – Qëndrimi në Hotele në Mekke dhe në Medine si dhe qëndrimi në tende në Arafat dhe Mina, – Ushqimi (gjatë qëndrimit në hotele) – Ihrami dhe Kurbani – Të gjitha taksat e haxhit në vend dhe në Arabinë Saudite, – Nisja planifikohet më: 27 , 29 dhe 30. 06. 2022, (Shkup-Xhidde) – Kthimi planifikohet më: 21 , 22 dhe 25. 07. 2022, (Medina-Shkup) Ju informojmë se regjistrimi për Haxh 2022 ka përfunduar nga se është plotësuar kuota e caktuar për Maqedoninë e Veriut nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite. Komisiomi Qëndror i Haxhit pranë Rijasetit të BFI-së në RMV