LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Qeveria Mustafa më e mira e pasluftës

Havolli: Qeveria Mustafa më e mira e pasluftës

Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit të vendit, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kodi telefonik, marrja e të cilit për vendin do të ndërmjetësohet nga Austria, është element i shtetësisë.

“Kodi telefonik i cili do të merret, është element i patjetërsueshëm i vendit. Ky do të jetë element me përfitime. Pronar i kodit telefonik, është Kosova. Përderisa Në këtë proces, do të ndërmjetësojë Austria, i cili dot ë bëjë aplikimin në emër të Kosovës. Ato çështje janë shumë pak të rëndësishme, derisa është në pyetje një përfitim pozitiv nga ana e shtetit tonë. Ne edhe sot realizojmë thirrje telefonike me tre kode të ndryshme”.

Havolli ka deklaruar se është habitëse fakti që një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës, në interpelancën për kryeministrin Isa Mustafa, nuk e përmendnin kurrë Kosovë, por vetëm Serbinë, transmeton “Zëri”.


“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje çdo të dytën fjalë e kanë Serbi, Serbi, prej Serbisë, e prandaj nuk është aspak e çuditshme. E kjo më së miri tregon llojin e propagandën që e bëjnë disa deputetë të opozitës. Çuditesha vetëm me deputetin Pal Lekaj, që e citonte Kosovën me Republikë. Procesi i integrimit është proces që merr kohë, në këtë rast që duhet kohe me u implementu. Këtu e largojmë një element të Serbisë dhe e vendosim një që operon nga Kosova. Komunikimi me strukturat paralele ka ndryshuar për të mirë gjithsesi. Kontrabanda në pjesën veriore, ka filluar të zhduket dhe reduktimi i këtyre strukturave ilegale natyrisht që është në të mirën e vendit”

“Qeveria Mustafa ka punuar shumë në ekonomi. Kur shtetet tjera përballen me probleme, ne kemi rritje ekonomike rreth 4 për qind. Prandaj kjo është qeveria më e mirë nga paslufta”.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori