LAJMI I FUNDIT:

Haskuka reagon pas akuzave për diskriminim të komuniteteve në Prizren

Haskuka reagon pas akuzave për diskriminim të komuniteteve në Prizren
Foto: Arkiv

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas “sulmeve” në adresë të Komunës që e drejton ai lidhur me shpërndarjen e materialit ndërtimor për familjet në nevojë.

Haskuka është kritikuar për “diskriminimin” e qytetarëve të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian gjatë ndarjes së materialit ndërtimor.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Prizrenit thotë se përzgjedhja e 47 familjeve është bërë nga komisioni vlerësues sipas kritereve të përcaktuara me ligj, përcjell Telegrafi.


Lidhur me numrin e vogël të familjeve të këtyre komuniteteve që kanë marrë material ndërtimor, Haskuka thotë se kjo është për shkak se numri i aplikacioneve nga bashkëqytetarë të këtyre komuniteteve nuk ka qenë i lartë.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Komuna e Prizrenit ka publikuar listën e përfituesve për material ndërtimor, nëpërmjet një procesi krejtësisht transparent, gjë që dëshmon fakti se për herë të parë kanë aplikuar një në numër rekord prej 266 familje në nevojë për material ndërtimor, për 37 shtëpi dhe 10 kulme.

Përzgjedhja e 47 familjeve është bërë nga komisioni vlerësues sipas kritereve të përcaktuara me ligjin numër 03/L-164. Vlerësimi i komisionit është bërë sipas udhëzuesit numër 21/2010 e cila është aplikuar për herë të prë në Komunën tonë, ky udhëzues gjithashtu mundëson ankimime nga ana aplikuesve në komisionin për ankesa, në mënyrë që procesi të jetë drejtë.

Pra për herë të parë procesi ka qenë I hapur dhe transparent dhe për herë të parë përzgjedhja është bërë me komision.

Meqë ka pasur reagime në këtë proces për diskriminim ndaj komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian, duhet të deklaroj qe udhëzuesi nuk ka kriter etnik, pra vlerësimet nuk bëhen në baza etnike.

Unë jam i vetëdijshëm për nevojën e ndarjes së ndihmave për komunitetin Romë, Ashkali dhe Egjiptian, mirëpo nga numri i aplikacioneve nga bashkëqytetarë të këtij komuniteti nuk ka qenë i lartë, apo nga familjet më në nevojë, ani pse supozoj që janë nevojtarë më të mëdhenj për asistencës sociale.

Për këtë arsye, organizatat joqeveritare, posaçërisht ato që merren me çështjet e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptas, do të duhej të angazhoheshin më tepër duke iu ofruar asistencë bashkëqytetarëve tanë në nevojë që të aplikojnë në këtë proces, në mënyrë që ndihma e Komunës të depërtojë sa më shumë te ata që kanë nevojë.

Me transparencë radikale Komuna jonë instalon model që qytetarët e saj, pa marrë parasysh dallimet, të mos ndihen të diskriminuar. Ndryshimin për të mirë mund ta bëjmë vetëm së bashku.”

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori