Në ndeshjen e parë zyrtare si trajner i Olympiacosit, Besnik Hasi i është gëzuar fitores.
Për më shumë, trajneri shqiptar ka festuar në Beograd, ku skuadra e udhëhequr nga ai fitoi me rezultat 3-1.
Ndeshja ishte e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe ky rezultat e afron shumë ekipin grek drejt fazës tjetër të garës më të madhe evropiane për klube.
El Fardou Ben Nabouhane shënoi golin e parë për mysafirët (6’), ndërsa menjëherë pas barazoi Leandre Tawamba Kana (10’).
Lojtarët e Olympiacosit e gjetën edhe dy herë rrjetën në gjysmën e dytë. Sërish shënoi El Fardou Ben Nabouhane (56’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Emmanuel Emenike (90’).
Ndeshja kthyese zhvillohet në Greqi dhe ekipi i Hasit është favorit për t’u kualifikuar tutje. /Telegrafi/
https://youtu.be/6KR1wrQZ8Fo