LAJMI I FUNDIT:

Hashani: Me ‘Intelektualët’ kalojmë çdo pengesë

Hashani: Me ‘Intelektualët’ kalojmë çdo pengesë

Drita e Gjilanit e ka kaluar një edicion me batica dhe zbatica. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sadat Pajaziti, në kampionat nuk ka shkëlqyer, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për ‘Digitalb’ Kupën e Kosovës.

Ekipi ‘kaltërebardhë’ ndodhet në gjysmëfinale të kësaj gare.

Mbrojtësi më shumë përvojë i kësaj skuadre dhe një ndër cilësorët ndër vite në futbollin kosovar, Erdin Hashani, e vlerëson kështu këtë edicion të Dritës.


“Ka qenë një edicion shumë i vështirë për skuadrën tonë duke e ditur se kemi patur shumë largime nga ekipi dhe se kanë ardhur pak afrime. Por, ia kemi arritur qëllimit. Kjo gjendje n ka bërë më të bashkuar dhe na ka motivuar më shumë. Mendoj se situatë na ka motivuar më shumë andaj e kemi dhënë maksimumin duke e konsideruar çdo ndeshje sikur finale”, ka thënë Erdin Hashani për ‘sovrani.info’.

‘Erdo’ ka besim të plotë se skuadra e tij do ta sigurojë një ‘biletë’ për elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

Drita ndodhet e nënta në tabelë me 36 pikë.

Dy sfidat e fundit në kampionat i zhvillon ndaj Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

“Na kanë mbetur ndeshje shumë me rëndësi dhe që për neve janë finale. Mendoj se do t’ia dalim dhe jam i bindur se Drita do të mbetet në Supeligë dhe do të jeni në finale të ‘Digitalb’ Kupës. Kemi besim të plotë dhe kur e dimë se pas vetes i kemi edhe tifozët ‘Intelektualët’, të cilët na kanë përkrahur në çdo moment pavarësisht vështirësive, mendoj se do t’i shpërblejmë me suksese. I ftoj të gjithë ‘Intelektualët’ që në këto ndeshje të na përkrahin sa më shumë sepse kemi nevojë që motivi të na vijë nga tribunat dhe në fund të festojmë së bashku me ta”, përfundoi Erdin Hashani.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori