LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Veriu s’është Krimea, por Serbia llogaritë në trazira pas Gjykatës Speciale

Hasani: Veriu s’është Krimea, por Serbia llogaritë në trazira pas Gjykatës Speciale

Serbia dëshiron që ta ruaj gjendjen e tensionuar në Kosovë me shpresën që kur të fillojë punën Gjykata Speciale, situata të dalë jashtë kontrolli, siç kishte ndodhur në vitin 2004”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai mendon se veriu i Kosovës dallon shumë nga rasti i Krimesë, ndërkaq nuk e përjashton mundësinë që si pasojë e tensioneve, një ditë Moska dhe Uashingtoni ta trajtojnë zgjidhjen e çështjes së veriut si problem të veçantë.

“Mendoj që skenari si i Krimesë, në rastin e Kosovës është shumë vështirë i zbatueshëm, për shumë arsye. Në Krime, siç dihet, ka pasur një flotë ruse, që ka qenë dhe është shekullore. Është një interes strategjik që rusët e kanë planifikuar që pas luftës së ftohtë si afërsi imediate e kufijve rus, ku hyjnë Ukraina, Gjeorgjia dhe të gjitha ato vende të cilat i kanë animuar konfliktet për të penguar ndikimin perëndimor në një afërsi imediate të Rusisë. Krimea është pjesë e saj dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë një vend strategjik për sigurinë ruse. Në rastin e Kosovës, një skenar i tillë është vështirë i realizueshëm për shkak se ai në rend të parë do ta vinte Serbinë në një pozitë jashtëzakonisht të palakmueshme, apo të një ‘mashe’ siç thuhet, në raportet e Evropës dhe botës perëndimore dhe që do të çonte në rend të parë në largimin e investimeve dhe në izolimin e Serbisë, marrë parasysh rrugën të cilën Serbia e synon me çdo kusht, pra rrugën e integrimit euro-atlantik”, tha Hasani.


Ai tha se skenari si i Krimesë, në rastin e Kosovës është shumë vështirë i zbatueshëm, për shumë arsye.

“Në Krime, siç dihet, ka pasur një flotë ruse, që ka qenë dhe është shekullore. Është një interes strategjik që rusët e kanë planifikuar që pas luftës së ftohtë si afërsi imediate e kufijve rus, ku hyjnë Ukraina, Gjeorgjia dhe të gjitha ato vende të cilat i kanë animuar konfliktet për të penguar ndikimin perëndimor në një afërsi imediate të Rusisë. Krimea është pjesë e saj dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë një vend strategjik për sigurinë ruse”, tha Hasani.

“Kjo është rrethana në të cilën Serbia po kalkulon. Duke e ditur saktë se Gjykata Speciale duhet të veproj dhe me këto veprime, Serbia po i fryn zjarrit me shpresën që strukturat qendrore të Kosovës do të tregohen të paafta për ta menaxhuar situatën në rast të fillimit të punës së Gjykatës Speciale. Një paaftësi e tillë, më pastaj, do të shfrytëzohej nga Serbia që t’u thotë aleatëve perëndimor dhe botës se nuk është çështje vetëm veriu, por e komplet dobësia e strukturave të shtetit të Kosovës të cilat janë të paafta të tregohen gardian të integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës”, thotë ndër të tjera Hasani në një intervistë për Evropën e Lirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori