LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Të jesh ministër është nder, por jo në rrethana të Kosovës

Hasani: Të jesh ministër është nder, por jo në rrethana të Kosovës

Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë pas lirimit nga posti ministror ka dhënë një deklaratë publike, në të cilën thotë se në kushte normale të jesh ministër është nder e privilegj, por në rrethana të Kosovës nuk është kështu.

Hasani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ditën që ka hyrë në politikë dhe është emëruar ministër e ka pasur të qartë se do të jetë një rrugëtim i vështirë.

Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani (Dokument)
Lexo po ashtu Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani (Dokument)

Lexoni të plotë postimin e Hasanit në Facebook:


“E ndjej për obligim dhe të nevojshme që t’ua jap një sqarim pas ngjarjeve të fundit.

Siç e dini unë më nuk jam pjesë e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Të jesh ministër i shtetit tënd është nder e privilegj, … por jo në rrethana të tilla si në Kosovë.

Ditën që i jam futur politikës dhe jam emëruar ministër e kam pasur të qartë se do të jetë një rrugëtim i vështirë. Atë ditë jam zotuar para familjes sime, para miqve dhe njerëzve të këtij vendi se nuk do të bëj kompromis me të keqen. E kam pranuar këtë detyrë për të punuar për të mirën e njerëzve të këtij vendi.

Shpresoj se gjatë kohës sa kam drejtuar me MTI-në, kam arritur tu them stop të këqijave, të kem arritur që të rregulloj segmente të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës, që prodhuesve vendor tu kem ofruar mbështetjen e duhur institucionale dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore.

E krejt punët e mira që kemi bërë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti, nuk mund të mendoheshin pa punën profesionale dhe me përkushtim të të gjithë stafit të kësaj ministrie.

Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët në MTI, drejtorët e departamenteve, kryeshefat, stafin tim për punën e palodhshme. Bashkë me njerëzit e zellshëm të MTI-së përgjatë një viti kemi bërë punë që nuk janë bërë për një kohë të gjatë. Andaj, u jam mirënjohës secilit veç e veç”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori