Telegrafi

Hasani: Taravari në Kuvend dorëzoi ligj vetëm në gjuhën maqedonase

Nga Fronti Europian thonë se Qeveria, respektivisht Ministria e Shëndetësisë me në krye Arben Taravarin, nuk po e respekton dygjuhësinë.

Deputeti Ilir Hasani thotë se sot në Kuvend propozim ligji për ndryshime në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.

“Nuk latë ditë pa mos i poshtëruar shqiptarët, e sot me një ligj, dy herë. Një herë me mos-respektimin e gjuhës shqipe, e dyta me largimin e drejtorëve shqiptarë organizativ”, shtoi Hasani.