Ish i burgosuri politik, ambasadori dhe ish- deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se opozita është e gatshme të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Hasani tha se nëse partia e parë nuk arrin të sigurojë shumicën brenda 10 ditëve, atëherë opozita do të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë së re.
“Në momentin që të bëhet certifikimi ne shpresojmë ti bëjmë numrat dhe ta formojë qeverinë sa më shpejt që është e mundur. Ne kemi një vendim të Kushtetueses që i lejon edhe të dytin të bëjë qeverinë, nëse i pari nuk mund ta bëjë. Sepse kemi pas një bllokadë në vitet e mëhershëm dhe është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ajo e ka dhe ai vendim vlen çdo herë. Nëse ai brenda 10 ditëve nuk ka mundësi t’i plotësojë kriteret dhe numrat për ta bërë qeverinë, natyrisht duhet t’i jepet mundësia të dytit. Kështu që të dytit i kanë numrat si opozitë, 64 numa llogaritet që i ka opozita. Dhe kështu besoj që opozita do ta formoj qeverinë”, ka thënë Hasani.
Duke folur për raportet mes opozitës dhe partisë në pushtet, Hasani u shpreh skeptik për mundësinë e bashkëpunimit, duke përmendur si arsye retorikën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Partitë opozitare kanë një bashkëpunim. Duhet të gjejnë bashkëpunim në bazë të interesit të vendit. Ndërsa në raport me partinë në pushtet nuk besoj që do të ketë një harmoni dhe bashkëpunim, për shkak se deklarimet e Kurtit kanë qenë aq të rënda aq fyese, sa nuk lejojnë një mundësi bashkëpunimi. Ai i ka quajtur 60 për qind të qytetarëve i ka quajtur hajvana. Kështu që hajvanat nuk mund t’i shkojnë të ia bëjnë qeverinë. Te PDK-ja nuk do ta gjejë një njëri që do t’i bashkëngjitet atij”, ka thënë Hasani në FIVE të Dukagjinit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 396.022 vota, ose 42.27% të elektoratit, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Megjithatë, ky rezultat e bën të vështirë formimin e qeverisë pa një koalicion.
PDK-ja, e cila ka dalë e dyta me 196.353 vota (20.96%), do të ketë 24 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 171.249 vota (18.28%) dhe do të ketë 20 mandate, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66.226 vota (7.07%) dhe do të përfaqësohet nga tetë deputetë.
Për herë të parë, Lista Serbe nuk ka siguruar 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb, duke u ndalur në nëntë mandate. Ndërkohë, një vend nga komuniteti serb është fituar nga partia e Nenad Rashiqit, i cili shërbeu si ministër në Qeverinë Kurti II. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Zemaj: S’po kërkojmë braktisjen e institucioneve, Kurti le t’ia bartë kompetencat zëvendëskryeministrit

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura