LAJMI I FUNDIT:

Hasani kërkon njohjen e Kosovës në Samitin e OSBE-së: Meriton karrigen e saj këtu

Hasani kërkon njohjen e Kosovës në Samitin e OSBE-së: Meriton karrigen e saj këtu

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e OSBE-së që po zhvillohet në Shkup, ku ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut dhe shtoi se Kosova duhet të ketë karrigen e saj në samit e në të gjitha forumet ndërkombëtare.

“Kërcënimi më i madh i sigurisë së ditëve të sotme me të vërtetë është i të gjithë arkitekturën së sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj ilegale në Ukrainë. E dimë se një OSBE e fuqishme, është e nevojshme në ditët e sotme, pasi edhe përkundër progresit të dekadës së fundit, kërcënimet e vjetra janë duke dalë në sipërfaqe përsëri dhe pas këtyre tentativave për të shkaktuar probleme në Ballkanin Perëndimor, mund ta shohim qartë dorën e njëjte që po dëshiron ta dobësoj OSBE-në”, tha Hasani.


Hasani: Rusia është rreziku më i madh i së tashmes pasi flasin për paqe por veprojnë me tanke
Lexo po ashtu Hasani: Rusia është rreziku më i madh i së tashmes pasi flasin për paqe por veprojnë me tanke

“Ngjarjet në Kosovë ishin shkëndija e fundit e tentimit për të shmangur vëmendjen nga Ukraina , duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor, por jemi duke bërë gjithçka për të luftuar këtë së bashku me partnerët dhe aleatët. Shqipëria po punon në mënyrë aktive për një Ballkan të qetë Perëndimor”, shtoi ministri shqiptar.

“Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut, por duhet të pranojmë që në mënyrë që ta bëjmë Evropën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt, duhet ta pranojmë Kosovën si shtet i pavarur dhe t’ia sigurojmë një karrige në këtë tavolinë dhe në të gjitha Forumet Ndërkombëtare”, tha ministri Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori