Hasani kërkon fitore ndaj Dritës

Dikur pikë kryesore në mbrojtjen e Dritës, tani Hasani është pjesë e Gjilanit dhe do të përballet me ish-skuadrën e tij.
Në një prononcim për Telegrafin, Hasani ka deklaruar se ndeshja derbi ndaj Dritës do të jetë shumë emocionuese për të për faktin se ka luajtur më parë për bardh e kaltërtit.
“Do të jetë një ndeshje shumë emocionuese për mua, pasi dihet rivaliteti i madh mes Gjilanit dhe Dritës”.
“Sido që të jetë, ne futbollistët jemi profesionist dhe paguhemi që të japim maksimumin pa marrë parasysh ku jemi për të mirën e klubit”, tha Hasani i cili beson se do të festojnë përsëri.
“Synimi ynë është të tregojmë një lojë të mirë dhe t’i kënaqim tifozët tanë që do të jenë të pranishëm në stadium. Besoj se në fund do të festojmë si herën e fundit”, deklaroi Hasani. /Telegrafi/



















































