Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në kundërpërgjigjen e tij në lidhje me fejtonin e kryetarit të Akademisë, Hivzi Islami, të botuar për disa ditë reshtë në gazetën “Zëri”, ka treguar për një rast se si Islami në kohën kur Hasani ishte rektor i UP-së, i kishte kërkuar këtij të fundit që asistentja e tij ta kryente doktoratën brenda një afati më të shkurtër se afati ligjor.
“Hivziu më tha me një ton poshtërisht përgjërues, që asistentja e tij (emri i së cilës nuk më kujtohet) ishte një gjeni i vërtetë dhe se meritonte të kryente doktoratën për një afat shumë më të shkurtër se afati ligjor. Unë provova, për mirësjellje dhe për shkak të moshës, ta bind Hivziun se ka afate ligjore që nuk guxoj t’i tejkaloj sepse të tjerët po ashtu kanë të drejta të njëjta dhe, si rektor, duhet të jem i drejtë ndaj të gjithëve. Unë, vazhdova më tutje, jam rektor dhe kujdesem vetëm për anën formale dhe ligjore, kurse komisionet recensuese janë ato që bartin përgjegjësinë profesionale për doktoratën”, ka shkruar mes tjerash Hasani në opinionin e tij të botuar sot në gazetën “Zëri”.
Sërish, siç shkruan ai, Hivziu insistonte të më bindte se asistentja e tij ishte më e mira në Universitet dhe se meritonte të kalonte çdo procedurë dhe të kryente doktoratën para të gjithëve.
“Në një moment më kërciti filmi, siç thotë populli, dhe i thashë Hivziut shumë qartë se ajo punë nuk bëhej për arsye të thjeshtë se “berber nuk mund të bëhet njeriu për një ose për dy vjet!”. E nxora nga zyra! Në raste të tilla, njeriu pret që pala e tillë të mbledhë mend dhe të largohet. Hivziu jo vetëm që nuk u largua, por kishte filluar të hynte nëpër zyra të vartësve të mi duke i terrorizuar deri në palcë për të njëjtën matematikë. U morr vesh, në mandatin tim ajo punë nuk mund të bëhej ashtu, sepse askush dhe askujt nuk i kishte bërë favore të tilla”,, ka shkruar mes tjerash Hasani. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025