Situata ekonomike në vend nuk është në nivelin e duhur dhe bizneset në Kosovë përveç barrierave për të eksportuar bizneset tona, kanë edhe barriera tjera të brendshme që vështirësojnë rritjen e konkurrencës së kompanive.
Kështu ka deklaruar Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në konferencën me temë “Lehtësirat tregtare, rëndësia e tyre në zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare”, organizuar nga MTI dhe USAID në Kosovë.
Ministri Hasani, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që projektligji për shoqëritë tregtare sa më shpejt të procedohet në Kuvend, pasi që ky projektligj do të ndikonte që vendi të ketë progres në aspektin e të bërit biznes.
“Themelimi i Komitetit Nacional për lehtësimin e tregtisë ka për synim që barrierat me të cilat hasin bizneset tona t’i trajtojmë me seriozitetin më të madh të mundshëm. Ne jemi në dijeni se përveç barrierave për të eksportuar bizneset tona kanë edhe barriera tjera të brendshme përfshirë edhe ato jo tarifore të cilat vështirësojnë rritje e më tutjeme të konkurrueshmërisë të kompanive tona. Ky protokoll tani më ka hyrë në fuqi dhe implementimi i tij do të jetë si në nivel nacional ashtu edhe rajonal pasi që synimi protokollit nuk është vetëm përmirësimi i kushteve në nivelin nacional por edhe përmirësimi kushteve për të tregtuar në nivelin rajonal dhe vendeve anëtare të CEFTA-s”, tha ai.
Sipas Hasanit, bizneset në vend ballafaqohen edhe me distribuimin e produkteve të tyre si dhe konkurrueshmërinë nga produktet që eksportohen në vend.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se krahas mbështetjes përmes fondeve dhe subvencioneve, sektori privat ka nevojë edhe për mbrojte të produkteve të tyre.
“Sfidat janë të shumta po besoj që dialogu është mekanizmi i vetëm për të gjetur një dalje nga një situatë e tillë, nuk i bëhet nder Kosovës nëse humbim kohë duke kërkuar arsye për dështim është koha të gjejmë arsye si të dilet nga dështimi në këtë drejtim në anketat e fundit që janë bërë me sektorin prodhues sa ato eksportojnë në vendet e CEFTA-s vetëm 16 për qind kanë thënë po, 84 për qind nuk eksportojnë. Një ndër sfidat që po ballafaqohet sektori privat dhe me njëfarë forme po minimizohet është arsimi profesional dhe investimi në edukim bazuar në indikatorët e fundit problemi kryesor në sektorin privat kanë qenë kamatat e larta bankare, ka qenë rryma elektrike besoni që në dy tri vitet e ardhshme problemi më i madh do jetë fuqia punëtore”, tha ai.
Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik nga USAID, Brian Martalus, tha se SHBA i kanë ndihmuar Kosovës që të ketë qasje më të mirë në kredi, të jenë në gjendje të kombinojnë tregtinë më efikase.
“Ne shohim shumë potencial për këto eksporte në të ardhmen, ka shumë punë përpara për të bërë në Qeverinë e Kosovës dhe Qeveritë regjionale, ju duheni të gjithë të punoni së bashku dhe është gjithashtu e rëndësishme që sektori privat të punojë bashkërisht me Qeverinë dhe të lobojë për interesat e tyre sepse pa një sektor privat të fuqishëm nuk do të ketë ekonomi të mirëfilltë, sektori privat është baza e ekonomisë dhe pa zërin e sektorit privat të dëgjuar nga Qeveria, ekonomia nuk do të mund të lulëzojë”, tha ai.
Kurse, Bahri Berisha, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës tha se Kosova është në disavantazh sa i takon eksportit të prodhimeve vendore për shkak se nuk kufizohet me ndonjë shtet që është anëtare e BE-së, dhe kjo shkakton koston në aspektin financiar dhe kohor.
“Shkurtimi i kohës, kemi shpenzimet e panevojshme që i kemi eliminuar nga procedurat doganore, shkurtimi i procedurës së zhdoganimit, kemi bërë digjitalizimin e të gjitha shërbimeve por flas deri më tani ku gjithçka është elektronike dhe vlerësojmë se të gjitha këto kanë ndikuar në zvogëlimin e kostos financiare dhe kohore”, tha ai.
Berisha theksoi se Dogana e Kosovës është duke punuar që të bëhet pjesë e Konventës së Përbashkët të Transitit, si të shkëmbimi i licencave me agjencionet tjera kufitare të bëhet në mënyrë elektronike.
Në këtë konferencë u prezantuan edhe aktivitetet e institucioneve në fushën e lehtësimit të tregtisë dhe disa nga to janë studimi lidhur me kohën e zhdoganimit, operatorët e autorizuar ekonomik, lista e tarifave dhe pagesave që është në kuadër të protokollit shtesë pesë etj. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës