Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 për azil në Francë. Elida ka një diplomë për infermieri. Megjithatë angazhimet që kishte për t’u përkujdesur për fëmijën si nënë beqare që është, nuk e lejuan që të bënte kurs gjuhe për të lidhur kontratë pune me Gjermaninë, duke e detyruar të shihte alternativën e Francës.
Vitet e fundit flukset e kërkesave për azil kanë qenë në rritje, kjo për shkak edhe të shanseve më të larta për tu pranuar kërkesa në Francë, në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.
Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.
Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil. Më pas Gjermania kishte kritere më të forta për pranimin e azilantëve që kërkonin azil ekonomik, duke i dhënë prioritet kryesor të ikurve nga vendet e luftës dhe në vitin 2018-n kishte vetëm 1875 aplikime nga Shqipëria. Ndonëse Gjermania ka pasur kritere më të forta për pranimin e azilantëve, ka ndjekur politika lehtësuese për të tërhequr individët e kualifikuar drejt saj. Fillimisht ishin të diplomuarit në shkencat mjekësore, ndërsa tani po kërkon edhe të diplomuar në informatikë dhe shkenca kompjuterike.
Rreth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Aplikimet janë rritur vitet e fundit, duke u bërë dhe vendi më i preferuar për të aplikuar si azilant për shkak të lehtësive që ofronte shteti francez, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.
Aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar kanë dukshëm diferencë me Gjermaninë dhe Francën. Prej 2009-s atje aplikuan rreth 13,600 shqiptar, rreth 8% e totalit të aplikimeve.
Greqia është e katërta në renditje, ku në 10 vitet e fundit ka pasur rreth 9,500 aplikime. Pas saj, e ndjekur nga Suedia me rreth 9,245.
Tendenca ka qenë në rritje edhe në vendet e Beneluksit. Në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, së bashku, numri i aplikimeve i tejkalon 10 mijë.
Në krahasim me vendet e tjera, azilantët në Itali përbëjnë vetëm 2% të totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Komuniteti i emigrantëve shqiptar në Itali është i dyti më i madh atje dhe të ikur rishtaz kanë më lehtësi për të gjetur nje vend për të qëndruar dhe për të të kërkuar punë.
Edhe në vendet e Skandinave azilantët nuk i kalonin 2500 aplikimet.
Të dhënat të tjera po të Eurostat tregojnë se pavarësisht aplikimeve të larta, vendimet për merren për azilkërkuesit shqiptare janë shumë të ulëta, më pak se 1000 në vit. Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe azilantët e saj nuk shihen me shumë prioritet. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës