Site icon Telegrafi

Harta më e saktë e botës?

Shkencëtarët kanë hartuar një hartë botërore 2D.

Hartat 2D rrallë janë neutrale. Në qendër është zakonisht kontinenti. Kur fokusi zhvendoset, shpejt duket e pazakontë kjo hartë.

Përveç kësaj, ka shumë shtrembërime dhe zhvendosje në hartat e zakonshme. Për shembull, polet zakonisht nuk tregohen në proporcione të sakta, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi duke propozuar një lloj rrënjësisht të ndryshëm të hartës”, thotë J. Richard Gott, astrofizikanti i Universitetit Princeton i cili hartoi hartën e re me matematikanin Robert Vanderbrei dhe fizikanin David Goldberg të Universitetit Drexel në Filadelfia. Harta rrethore përbëhet nga 2 anë, prandaj duhet ta ktheni atë për të parë gjithçka.

Qëllimi i 3 shkencëtarëve ishte të krijonin një hartë 2D të tokës me sa më pak shtrembërime dhe zhvendosje.

Në vitin 2007, Goldberg dhe Gott krijuan një sistem me të cilin ata mund të vlerësojnë dhe përcaktojnë sasitë e hartave ekzistuese mbi bazën e shtrembërimeve të tyre.

Kartat vlerësohen me Goldberg-Gott-Score. Sa më e ulët të jetë vlera, aq më e saktë është hartëzimi. Një glob i përsosur do të kishte vlerën 0.

Harta me vlerën më të saktë deri më tani është Winkel-Tripel-Projektion, botuar nga hartografi gjerman Oswald Winkel në vitin 1921. /Telegrafi/

Exit mobile version