Përgjatë vitit 2022, thuhet se rreth 88 mijë milionerë do të shkojnë në një shtet tjetër, sipas raportit më të fundit nga Henley Global Citizens.
Por nga cilat vende po lëvizin këta milionerë, dhe cilat janë vendet ku po shkojnë ata?
Kjo hartë e migrimit e individëve me pasuri të lartë neto (IPLT), individë që kanë pasuri neto prej 1 milion dollarë e më shumë – tregon se nga cilat vende po lëvizin dhe tregon vendet në të cilat ata shkojnë.
Përpara zhytjes në të dhënat specifike, ja vlen të kthehemi dhe të shikojmë tek trendi i përgjithshëm i migrimit të milionerëve dhe se si po ndërrojnë gjërat këtë vit.
Viti 2020 pati një ulje drastike në numrin e migrimit të milionerëve, pasi që bllokimet e shkaktuara nga pandemia i pengonin njerëzit nga largimi prej shteteve të tyre, e ndonjëherë edhe nga largimi prej shtëpive të tyre, transmeton Telegrafi.
Por që me lehtësimin e masave dhe me fillimin e hapjeve të kufirit nga ana e shteteve të ndryshme, migrimi i milionerëve ka filluar të marrë vrull përsëri:

Më poshtë do të shkojmë tek të dhënat e vendeve tek të cilat është numri më i madh i migrimit nga ana e IPLT, dhe se nga cilat vende është numri më i madh i largimit të tyre.
Nga cilat vende milionerët po largohen më së shumti? Ka arsye të shumta se pse milionerët po largohen nga vendet e tyre. Largimi nga konfliktet e shkaktuara është një prej arsyeve kryesore, prandaj nuk është çudi e madhe që Ukraina dhe Rusia të kenë numrin më të madh të milionerëve të larguar nga vendet e tyre.

Përderisa pritet që rreth 15 mijë milioner të largohen nga Rusia, në anën tjetër pritet që Ukraina ta ketë përqindjen më të lartë të largimit, me rreth 42 për qind të milionerëve të cilët do të largohen nga Ukraina deri në fund të vitit.
Kina gjithashtu pritet që të ketë një humbje të madhe të milionerëve, ku pritet që rreth 10 mijë prej tyre të largohen nga vendi.
Sipas Andrew Armoils, udhëheqës i studimeve tek New World Health, këto lëvizje do të jenë rrezik i madh për vendin, duke parë se rritja në përgjithësi e pasurisë ka rënë viteve të fundit.
Por cilat janë vendet në të cilat po emigrojnë këta milionerë? Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë magnet për milionerët, ku pritet që rreth 4 mijë prej tyre të emigrojnë në vend deri në fund të vitit. Ky fluks i milionerëve vije pjesërisht për shkak të politikave akomoduese të vendit për emigrantët, politika të cilat janë përshtatur në mënyrë specifike për të tërhequr milionerë privat dhe talent ndërkombëtar.

Australia vazhdon që të tërheq milionerët, duke e zënë vendin e dytë pas Emirateve. Sipas New World Wealth, rreth 80 mijë milionerë kanë emigruar në Australi në njëzet vitet e fundit.
Disa nga gjërat kryesore që i tërheqin emigrantët në Australi janë kostot e ulëta të kujdesit shëndetësor, mungesa e taksave të trashëgimisë dhe ekonomia e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë