Ai ka mahnitur audiencën në turneun e tij më të shitur në mbarë botën, “Love On Tour”.

Dhe Harry Styles dukej në elementin e tij, teksa turneu i Amerikës së Veriut përfundoi të mërkurën mbrëma në Acrisure Arena në Greater Palm Springs.


Ish-ylli i One Direction - i cili po festonte ditëlindjen e tij të 29-të atë mbrëmje - tregoi ndjenjën unike të stilit me një veshje të shkëlqyer rozë me diamant të rremë.

67241133 0 image m 3 1675326227061 Harry Styles (Foto: Splash News)

Superylli mbajti xhaketën e hapur dhe tregoi tatuazhin, një flutur të madhe në mes.

Ai performoi të gjitha hitet e tij më të mëdha dhe në fund të mbrëmjes njoftoi fansat se feston ditëlindjen.

Pas përfundimit të tre shfaqjeve të riplanifikuara në Forumin në Los Angeles më 26, 27 dhe 29 janar, Styles njoftoi se do të luante dy netë finale në Acrisure Arena - vendi më i ri i Kalifornisë Jugore me kapacitet 11 mijë vendesh.

67241135 11704799 image m 6 1675326676724 Harry Styles (Foto: Splash News)

Harry është në një seri fitimesh pasi grumbulloi afro tetë milionë euro në 2022 - falë shitjes së biletave në mbarë botën.

Ylli ka dyfishuar asetet e tij aktuale në llogarinë e kompanisë, shifra të zbuluara së fundmi.

67241139 11704799 image a 7 1675326829983 Harry Styles (Foto: Splash News)

Biznesi i Harryt ‘Erskine Touring LTD’ ka 13 milionë euro në bankë - nga gjashtë milionë euro në vitin e kaluar.

Dhe ylli i “One Direction” është vendosur të fitojë edhe më shumë pasi llogaritë mbulojnë vetëm gjashtë muajt e parë të turneut të tij, deri në mars 2022, që do të thotë se fitimet e tij nga 18 muajt e fundit nuk janë shtuar ende.

67241137 11704799 image a 8 1675326849521 Harry Styles (Foto: Splash News)

Harry ndryshe viteve të fundit ka befasuar me veshjet dhe paraqitjet nëpër koncerte. /Telegrafi/